Ishulli i qetësisë, aty ku makinat janë të ndaluara dhe lëvizja e njerëzve bëhet me kuaj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hidra, është ishulli grek i konsideruar edhe si ishulli i qetësisë, për mënyrën e veçantë të transportit që ofron. Në këtë ishull mjetet me motor janë të ndaluara dhe qarkullimi i njerëzve bëhet me kuaj.

Vendasit i kanë rezistuar zhurmës së borive, duke përqafuar tingullin ritmik të thundrave të kuajve.

Ndalimi i mjeteve të motorizuara (përveç kamionëve të zjarrit dhe mbeturinave dhe ambulancave) parashikohet në legjislacionin vendas.

Dhe ashtu si ishujt e tjerë në detin Egje, Hidra ka rrugë të bardha, ajër të mbushur me jasemin dhe pamje befasuese të ujërave blu vezulluese përreth tij.

Popullsia e ishullit grek prej rreth 2500 banorësh qarkullon duke përdorur mushka, gomarë dhe kuaj të vegjël.

Duke zbritur nga trageti dhe në Portin e Hidrës, në zemër të ishullit, vizitorët takohen me kuaj të vegjël që ecin me hijeshi nëpër rrugët me kalldrëm dhe duke u dhënë atyre një shije të ritmit të pangutur të ishullit.

Gjatë shekujve 18 dhe 19, Hidra lulëzoi si një qendër detare plot lëvizje. Por me ardhjen e shekullit të 20-të, duke sjellë transportin me motor në pjesën tjetër të Greqisë, rrugët e ngushta dhe të pjerrëta të ishullit, së bashku me terrenin shkëmbor, i bënë makinat jopraktike për t’u qarkulluar.

Dhe kështu banorët u kapën pas transportit të kuajve(mushkave), i cili mund të përshkonte peizazhin e thyer në mënyrë më efikase.

Share This Article