• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ishulli i virgjër dhe sekret i Greqisë 

Ishulli i virgjër dhe sekret i Greqisë 

by albnews
5 February, 2023
in Bota
0
9
VIEWS

Ishulli grek Samotraka, i rrethuar nga shkëmbinjtë e thepisur të malit Saos dhe i veshur me lëndina e pyje madhështore lisash, po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve. Ujërat e pastra të tre lumenjve ushqejnë bimë të rralla e endemike, si dhe tarraca të tëra me ullinj përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare.

I vendosur në detin Egje pranë kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë, në ishull mund të shkohet përmes një udhëtim të shkurtër me traget nga Alexandroupoli. ​​Samotraka dikur ishte e njohur në të gjithë botën antike për shenjtorët e saj, por sot është një magnet për vizitorë nga e mbarë bota. Po rendisim më poshtë disa nga vendet më interesante të ishullit.

Në kontakt me natyrën

Bregu verior i ishullit, është një bazë e mirë për të eksploruar të gjithë vendin. Hotelet luksoze aty nuk ekzistojnë dhe turistët akomodohen në ambiente shumë të thjeshta dhe më pranë natyrës.

“Samotraka është një ishull tjetër. Këtu jeni njësh me pyjet e gjelbra, lumenjtë, ujëvarat. Mund të ecni nëpër mal ose të notoni në det. Ky është një ishull i virgjër. Para 30 vitesh, vizitorët ishin shumë të paktë, kryesisht vetë grekërit dhe pak gjermanë. Ndërsa, sot kemi njerëz që vijnë nga e gjitha Europa.”Kaliopi Parselias, pronare e Parselias Studios

Shumë prej këtyre vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në disa struktura të quajtura “Camping Varades”, të vendosura pranë detit. Ato ngjajnë me zgjojet e bletëve brenda zgavrave të pemëve. Kampistët duke qëndruar për një kohë të gjatë bashkë, nisin dhe organizojnë aktivitete të ndryshme. P.sh ata përshkojnë shtigje të lashta malesh ose eksplorojnë zona të pashkelura nëpër pyje.

Plazhet dhe shëtitjet me varkë

Për ata që janë adhurues të notit dhe vendeve me ujëra të kristalta, ishulli ofron një sërë mundësish. Duke filluar nga ujëvarat e shumta që vërshojnë mbi shkëmbinjtë e lëmuar e deri te pellgjet dhe pishinat natyrore. Veç tyre, Samotraka është e pasur me banja termale që nga koha bizantine. Sigurisht,  plazhet janë kudo. Kipos, pranë bregut lindor, është një plazh me guralecë të kaltër, ndërsa Pachia Ammos në jug është plazhi i vetëm me rërë. 

Udhëtimet me varkë që fillojnë nga Kamariotissa ndalojnë në plazhe të paarritshme nga toka. Një nga më të bukurit është ai pranë bregut jugor, i rrethuar nga shkëmbinj gri që duken si një vepër e artit abstrakt. Sipas legjendës, në këtë vend lahej një grua, e cila një ditë me erë të fortë humbi veshjen. Shumë e zemëruar, ajo lëshoi ​​mallkime, dhe i ktheu rrobat e saj në gur.

Mbetjet e lashta dhe mesjetare

Adhuruesit e historisë kanë gjithashtu se çfarë të shohin në ishull. Tempulli Arsinoeion, ose i shenjtores së perëndive të mëdha, është vendi ku u gjet statuja e njohur e Samotrakës. E skalitur në shekullin e dytë p.e.s, është një nga veprat më të famshme të artit të lashtë. Tempulli daton para kohës së Greqisë së Lashtë Klasike dhe dikur ishte qendra fetare e Egjeut të Veriut. 

Përveç rrënoja të lashta, në ishull ruhen edhe objekte apo gjurmë nga epoka të mëvonshme, kryesisht ajo bizantine. Të tilla mund të gjenden pafund në Chora, kryeqytetin e ishullit, të vendosur lart në malin Saos. E famshme në Chora është një kështjellë e shekullit të 15-të, ndërtuar nga sundimtari gjenovez, Palamedes Gateluzzi.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se bukuritë e shumta natyrore, gjurmët e së shkuarës, rrugët e mbushura me lule, restorantet, dyqanet që shesin produkte vendase, si dhe një mori aktivitetesh të tjera, e rendisin Samotrakën në listën e ishujve më të bukur grekë.

Previous Post

A kishte vend edhe për Jack-un te dera? Më në fund, del e vërteta mbi fundin e filmit “Titanic”

Next Post

Bashkëshortja e viziton Dani Alvesin në burg: Nuk mund ta lë vetëm në këtë moment të vështirë të jetës së tij

albnews

albnews

Related Posts

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re
Bota

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025
Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet
Bota

Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet

6 July, 2025
Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë
Bota

Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

6 July, 2025
Next Post
Bashkëshortja e viziton Dani Alvesin në burg: Nuk mund ta lë vetëm në këtë moment të vështirë të jetës së tij

Bashkëshortja e viziton Dani Alvesin në burg: Nuk mund ta lë vetëm në këtë moment të vështirë të jetës së tij

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM