ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 16 minutes ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 21 minutes ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 23 minutes ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 25 minutes ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 27 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Ishulli turistik në Koralet e Mëdha të Australisë shitet për 1.2 miliardë dollarë

albnews by albnews
24 December, 2025
in Bota, UK
0
Ishulli turistik në Koralet e Mëdha të Australisë shitet për 1.2 miliardë dollarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ishulli Hamilton, një nga destinacionet më të njohura turistike në Koralet e Mëdha të Australisë, është shitur për 1.2 miliardë dollarë tek kompania amerikane e kapitalit privat Blackstone.

RelatedPosts

Evropa duhet të mbrojë Evropën

Sa kushton jeta me rrogë minimale, në Gjermani?

Rrëzohet në Turqi avioni me shefin e ushtrisë libiane

Marrëveshja u njoftua të martën, por pritet të finalizohet pas miratimit nga autoritetet rregullatore.

Blackstone, me seli në Nju Jork dhe pronare e zinxhirit të kazinove dhe hoteleve Crown Resorts, deklaroi se është e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin afatgjatë të ishullit dhe komunitetit lokal.

‘Ne jemi të përkushtuar për të investuar në suksesin afatgjatë të Ishullit Hamilton, njerëzve të tij, bizneseve lokale dhe komunitetit’, citohet kompania të ketë thënë sipas The Guardian. Blackstone zotëron gjithashtu hotele dhe resorte luksoze në Japoni, Indi, Maldive, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara.

Familja Otley, e cila ka qenë pronare e resortit që prej vitit 2003 pasi miliarderi dhe prodhuesi i verës Robert Otley e bleu për 200 milionë dollarë, përshëndeti pronarët e rinj, duke theksuar se ishulli ‘merr një vend të veçantë në zemrat e shumë australianëve’ dhe është bërë ‘ishulli tropikal i Australisë’.

Ishulli Hamilton ndodhet rreth 900 kilometra në veri të Brisbane dhe 500 kilometra në jug të Cairns, përgjatë bregdetit tropikal të Queensland. Resorti shtrihet në dy ishuj me një sipërfaqe totale prej 11.3 kilometrash katrorë, nga të cilat rreth 30% është e zhvilluar dhe përfshin pesë hotele, mbi 20 restorante e bare, 20 dyqane, një fushë golfi në ishullin fqinj Dent, një marinë dhe një aeroport.

Zhvillimi modern i ishullit nisi në vitet 1980. Para kësaj kohe, ai ishte një destinacion i thjeshtë pushimi me kasolle metalike për turistë vendas nga kontinenti dhe Australia jugore.

Marrëveshja e re besohet se do të hapë rrugë për investime të mëtejshme në turizmin luksoz në rajon.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result