ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  2 hours ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 2 hours ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 3 hours ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 3 hours ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Islami: Nuk ka më PS dhe as Rilindje, kemi listën Rama dhe listën e PD

albnews by albnews
9 March, 2021
in Albania
0
Kastriot Islami falenderon Berishën: Edi Rama synon të fusë frikën opozitës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Politikani dhe ish-deputeti, Kastriot Islami, thotë se me listat e kandidatëve për deputetë Rama i dha fund jo vetëm PS por edhe Rilindjes.

Për Ora News, teksa analizon listat dy partive kryesore PS dhe PD, thotë se kemi një asimetri të qartë, nga një anë lista Rama dhe nga ana tjetër lista e PD-së me aleatët.

RelatedPosts

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat

Islami:  Nuk është çudi kjo që po ndodh. Listat pasqyrojnë atmosferën e përgjithshme që është dhënë dhe nga sondazhi juaj, që e konsideroj një nga sondazhet që i afrohet më shumë realitetit dhe këtë e ka arritur nga fakti se rezultatet janë përputhur në mënyrë të pëlqyeshme me rezultatin e zgjedhjeve. Nuk më duket çudi që kemi dy lista asimetrike. Nuk kanë asnjë simetri, lista Rama dhe lista e PD, te lista Rama ka edhe nga Veliaj. Nuk ka më PS dhe as Rilindje.Bëhet fjalë për eleminimin pothuajse përfundimtar të gjithë socialistëve, edhe ato pak grimcave që kishin mbetur nuk ekzistojnë më. Është drejt eleminimit dhe Rilindaj me të cilën Rama nisi të qeverisë në 2013 dhe kanë mbetur individë apo pjesëza nga sekti i tij me të cilën ai ka nisur qeverisjen në bashki. Nga ana tjetër, PD ka bërë një listë modeste, klasike, bazuar në parimet e transparencës, meritës dhe kontributeve në atë nivel që mund të arrihet në Shqipëri. Çdo grupim partiak meriton listën e tij të deputetëve. PD është munduar ti afrohet pritshmërisë së votuesve të saj. Lista nuk është përfekte por defektet e vogla nuk arrijnë në nivelin e problematikës që ka lista Rama.

Islami u ndal specifikisht te lista e PS, ku identifikon disa hile që sipas tij ka bërë Rama në hartimin e saj.

Islami: Rama për ndërtimin e kësaj liste ka bërë disa hile, marifete të trasha dhe mashtrime. Është në një pozicion të tillë që nuk di çfarë të zgjedhë. Nga njëra anë ai flet për sukses të qeverisjes që realisht ka dështuar dhe nga ana tjetër të gjithë kandidatët me të cilët ka nisur qeverisjen në 2017 ose i ka larguar, ose i ka spostuar. Të gjithë të rinjtë e afruar nuk kanë lidhje fare me këtë qeverisje.Ose qeverisja ka dështuar ose po tenton me hile të mashtrojë për herë të tretë votuesit socialistë. Rama tallet me ta, siç u tall me këta që u tërhoqën.

kastriot islami 12

Ish-deputeti  analizon edhe vendosjen në zonën e rrezikut të figurave kryesore të PS-së.

Islami: Në mes të listës ka vendosur anëtarët e sektit, i ka garantuar meqë në çdo qark do të marrë 3-5 deputetë.  Janë ministrat që kanë qenë të gjithë punonjës të bashkisë së tij. Ka një grup të rinjsh që janë njerëz anonim që nuk i njeh asnjëri që jaë në pjesën e sipërme të listës. Kanë shansin për tu garantuar megjithëse do të marrin shumë pak vota si individë. Në parti njerëzit votojnë për njerëzit që janë në parti, jo jashtë. Së treti ka një grupim në zonën limit të rrezikut, në 12 qarqet ka vendosur nga një, vetë në dy qarqe por në dy qarqet mbështetet dhe nga një tjetër pranë tij. Në këtë zonë Rama është munduar të vendosë të gjithë figurat e neveritura për qytetarët. Rama i ka thirrur dhe ju ka thënë: Ju keni vjedhur, figura juaj është dëmtuar shumë. Keni dy variante, ose harxhoni paratë tuaja dhe me paratë tuaja blini vota për partinë që të kem shansin të rri përsëri ose ju do të ikni me turp dhe unë do t’ju çoj në burg. Ata janë në zonën e rrezikut pas kësaj bisede me Edi Ramën. E ka bërë edhe herë tjetër Rama. Për mua ata do të ndëshkohen. Unë u bëj thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm të ndëshkojnë njerëzit që u janë neveritur dhe me këtë i japin një goditje dhe Edi Ramës. Tu vënë kryqin sepse duke goditur këta, godasin PS dhe Edi Ramën. Rama është munduar të maskohet duke qëndruar në atë pozicion në Durrës dhe Vlorë, por me siguri në Vlorë do të heqë qafe Damian Gjiknurin dhe në Durrës atë që është i parafundit.

Sa i takon pretendimit të Ramës se kjo strategji e tij i përshtatet një opozite të dobët, ai shprehet:

Islami: Duhet ta abandononi këtë mashtrues.Ky është diversion, duke qenë më i dobët se kurrë. Ka një numër të pavendosurish rreth 20% por të gjithë me këtë asimetri të krijuar nga listat do të votojnë listën e PD, Rama do të mbetet me atë bërthamën e vogël të sektit të tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result