Islami: Rama më ndaloi dhe forcërisht më izoloi për 1.5 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti Kastriot Islami reagon pas shoqërimit në komisariat.

Përmes një postimi në Faceook, Islami akuzon kryeministrin Edi Rama si njeriun që shoqëroi dhe e izoloi në ambjentet e policisë.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe”, shkruan ai.

Policia ndaloi pasditen sotme, ish-deputetin e Partisë Socialiste dhe Demokratike, Kastriot Islami.

Islami ka qenë duke ecur pranë Parkut të Liqenit kur është konstatuar pa maskë nga efektivët e policisë.

Share This Article