Islanda do të rihapë turizmin për 15 qershor, me testet e detyrueshme COVID-19 pas mbërritjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir ka njoftuar planet për të rihapur kufijtë e vendit për turistët deri më 15 qershor.

Sipas Lonely Planet, vendi planifikon të lejojë udhëtarët të shmangin një karantinë 14-ditore duke bërë testin falas të COVID-19 pas mbërritjes në aeroport.

Ata që testojnë pozitivë do të duhet të izolohen për 14 ditë.

Vendimi është marrë në një përpjekje për të rritur industrinë e turizmit dhe ekonominë në Islandë, raporton Matador Network.

Kryeministrja Katrin Jakobsdottir njoftoi në një deklaratë zyrtare se kufizimet e udhëtimit do të lihen “jo më vonë se 15 qershor 2020, ndërsa nga 15 maj disa profesionistë që vijnë në Islandë përfshirë shkencëtarë, kineastë dhe atletë do të kenë të drejtë për një karantinë të modifikuar”.

Nëse do të keni document zyrtar që vërteton se jeni i shëndetshëm, nuk do t’ju kërkohet të bëni një test tjetër. (World Economic Forum)

Share This Article