Islanda, vendi i parë anëtar i NATO-s që mbyll ambasadën në Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Islanda është bërë vendi i parë anëtar i NATO-s që pezullon zyrtarisht operacionet diplomatike brenda Rusisë. Në fillim të qershorit Rejkjaviku njoftoi synimin për të mbyllur ambasadën e saj në Rusi, por vendimi ka hyrë të martën në fuqi.

Zyrtarët i kërkuan Rusisë që edhe ajo të zvogëlojë përfaqësimin e saj diplomatik në Rejkjavik.

Islanda ka pasur ambasadë në Moskë që kur fitoi pavarësinë në vitin 1944, përveç periudhës së shkurtër në vitet 1950 kur tregtia midis vendeve u ndërpre.

Islanda thekson se mbyllja e ambasadës sot nuk është ka për qëllim dhënien fund marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Jashtëm i Islandës, Thordis Gylfadottir, tha se rivendosja e marrëdhënieve normale me Rusinë do të varet nga vendimet e Kremlinit.

Situata aktuale thjesht e bën të pajustifikueshëm shërbimin e jashtëm të Islandës me ambasadën e vet në Rusi,” tha ai.

Në kundërpërgjigje, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se të mbyllja e ambasadës “shkatërron” bashkëpunimin midis dy vendeve, duke shtuar: “Për të gjitha veprimet antiruse të Rejkjavikut do të ketë një reagim të pashmangshëm.”  Sky

Share This Article