Islandë/ Mbështetja ndaj Ukrainës, kryeministri Rama merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama gjendet në Rekjavik, (Islandë), për të marrë pjesë në Samiti i Liderëve të Këshillit të Evropës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama në rrjetet sociale. Ai e ka shoqëruar këtë dhe me një foto me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Sikurse njofton e dërguara Dena Shkodrani, Samiti i katërt i Këshillit të Evropës ka në axhendë krijimin e një regjistri për të regjistruar dëmet e shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe për të riafirmuar rëndësinë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës. 

Momenti për Samitin buron nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe vullneti për të siguruar që Këshilli mund të vazhdojë të çojë përpara vlerat e tij thelbësore brenda kontinentit: të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Samiti organizohet nga Katrín Jakobsdóttir, Kryeministre e Islandës dhe Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir, Ministër i Punëve të Jashtme të Islandës dhe President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kryeministri Rama do te moderoje tryezen me temë “Përballja me sfidat e reja dhe në zhvillim të të drejtave  të njeriut – e ardhmja është këtu”.

Share This Article