Isle of Man heq distancën sociale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Isle of Man është vendi i parë në ishujt britanikë që heq distancimin shoqëror.

Masat e distancës sociale për publikun e gjerë do të hiqen nga e hëna – por rregullat do të mbeten në fuqi për ata që punojnë në shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe kujdesit për të moshuarit.

Ministri Howard Quayle tha se vendimi ishte marrë për “kthimin e shoqërisë në normalitet”.

Quayle e përshkroi atë si një “veprim të guximshëm”, por theksoi se vendimi mund të rikthehet nëse shfaqen raste të reja të virusit.

Njëzet e katër njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në ishull, por për 22 ditë nuk ka pasur asnjë rast të ri.

Kufiri i ishullit do të mbetet i mbyllur, në pritje të një vendimi nga Këshilli i Ministrave në një fazë të mëvonshme./BBC

Share This Article