Kulture
Ismail Kadare/ Një disidencë letrare (Jean-Paul Champseix)
Një analizë e thellë shkencore
Nga Shpëtim KODRA
Jean –Paul Champseix është doktor i shkencave letrare dhe drejtues kërkimesh në fushën e letërsisë së krahasuar. Nëvitet 1982 -1988 ka dhënë letërsi franceze në Universitetin e Tiranës. Së bashku me gruan Elisabeth ka botuar dy libra: “Bulevardi Stalin nr.57” dhe “Shqipëria ose logjika e dëshpërimit”.Në shoqërinë socialiste të kohës ata konstatuan vetmi, zymti e trishtim. Komunizmi luftarak në Shqipërinëhermetike e tiranike impononte unitetin e çeliktë dhe optimizmin e detyruar të popullit. Ndërsa lidhur me Kadarenëe veprën e tij, Jean-Paul Champseix sjell gjykimin e ftohtë, racional e objektiv, përmes një analize të thellë e tëshumanshme, ideore dhe estetike, në një studim me 526 faqe, ku bashkangjitur sjell një literaturë të zgjedhur, të pasur.
Ai rrëfen:”Para se të vija në Shqipëri, lexova “Dimrin e vetmisë së madhe”. Kjo vepër më habiti. Prisja të hasja njëvepër panegjirike e propagandistike për Enver Hoxhën. Por, ndonëse duket sikur e ngre figurën e tij, romani nxjerr në pah se ai qeveriste i vetëm. Byroja, K.Q dalin institucione tëzbrazëta, ndërsa ministrat, që vërtiten në orbitën e udhëheqësit, s’kanë as emra. Autokracia e Udhëheqësit ështëabsolute. Tabloja e shoqërisë shqiptare m’u duk tejet kritike. Kish pllakosur kriza ekonomike. Një shoqëri policore, e pazhvilluar, e përçarë, ku nuk mund ta shohësh gjëkundi “njeriun e ri”. Në hotel “Adriatik”, ku qëndruam, -vëren Zhan Pol -kishte më shumë spiunë të Sigurimit (puna e vetme e tëcilëve ishte të na ndiqnin pas si hije), se sa kish turistë. Kjo vepër që ngërthen një kompleksitet të jashtëzakonshëm, nuk hyn kurrsesi në kallëpet e dogmatizmit propagandistik. Asnjënga parimet e realizmit socialist nuk zbatohet në veprat e Kadaresë. Bashkim Shehu:”Frika e E.Hoxhës se, po tëdënonte Kadarenë do të krijonte një Solzhenicin shqiptar, artistikisht më të fuqishëm”.
Atë kohë arteve u kërkohej të përmbushnin një funksion thjesht propagandistik. M’u duk interesante ta studioja atëvepër befasuese, që paradoksalisht ishte shkruar nga njëshkrimtar i vetmuar”. Autori shpreh bindjen se Kadareja kërkonte emancipimin dhe modernizimin e letërsisë shqipe.Ndërsa “Pashallëqet e mëdha” e bindi përfundimisht se autori i saj bënte një luftë letrare reale dhe origjinale kundër regjimit. Ky mendim iu përforcua me leximin e “Pallatit tëëndrrave”, një enigmë e vërtetë politike e shoqërisë, njëkrijimtari subversive, në një vend rural e me një sistem stalinian, që nuk toleronte asgjë. Është konsideruar vepra mëdisidente në Lindjen Komuniste. Kurse “Gjenerali i ushtrisësë vdekur”, i krijuar në një vend thellësisht antiperëndimor, e kish bërë Kadarenë të vetmin shkrimtar shqiptar të njohur jashtë vendit.
“Gjenerali”, me subjektin makabër, me ngulmimin për tëmos thënë asgjë për Shqipërinë bashkekohore, me atë klimëfantazmash dhe atmosferë ëndrrash e trishtimi, me mungesën e heroit pozitiv e të idealit komunist optimist, mbetet jashtësferës së realizmit socialist. Ëndrra e realiteti alternohen.Roman jo konformist, ku nuk u jepet fjala shqiptarëve, por tëhuajve nga një vend armik (në L.II botërore); njeri ish gjeneral, tjetri prift katolik. Të dy nuk e duan Shqipërinë, që e cilësojnë vend “arkaik” e mezi presin të kthehen në vendin e tyre. Por ka elemente, të cilat kontribuojnë për t’i humanizuar e depolitizuar armiqtë, të cilët nuk janë as agjentë, as provokatorë. Mungon roli i Partisë dhe filli i kuq ideologjik.Personazhet vetëm skicohen, si në mjaft vepra. Shmangetepilogu, duke lënë një mjegull, një atmosferë misteri e, përmes nëntekstit, i lihet lexuesit “të heqë konkluzjen” (po tëpërdorim një shprehje të Nolit).
Te “Kronikë në gur” Javeri shkon si i penduar nështëpinë e xhaxhait të vet (spiun i fashistëve) dhe ndërsa ai mbllaçitet, Javeri ia shkreh revolen në gojë. Lufta civile bënte kërdinë. Komunistët ishin mjeshtra të terrorit. Dita e parë e çlirimit, që do të përkujtohej si një festë mallëngjyese, ishte nëtë vërtetë ditë pushkatimesh. Një partizan komunist pushkaton “një armik të popullit”, por edhe të bijën e shtërnguar pas tij. Kohë lufte, pa asgjë heroike e ideologjike. Digjet bashkia, për të zhdukur dokumentet e pronësisë. Largohet autori nga konteksti politik i luftës. Skena e shahut Ibrahim që nxjerr sytë me gozhdë, që të mos shohë ardhjen e komunistëve.“Nëntori i një kryeqyteti”. Linguisti i vjetër Emil Karbunara tmerrohej prej luftës së klasave që e quante “gjënë më tëpërbindshme në botë, më të rëndë se pushtimet”. Ekrem Fortuzi:”Të futin një plumb në zemër, të presin një dorë, tënxjerrin një sy, ose të dy sytë, të marrin florinjtë, shtëpinë. Është dhe një reformë e tmerrshme, Reformë Agrare, kur 100 a 1000 ha tokë t’i presin me gërshërë, t’i shqyejnë, t’i ndajnëme njëri-tjetrin, si një zogori qensh. Gjëra të tmerrshme, tëfrikshme. çfarë të kemi bërë, o Zot?” Mukadesi thotë:”Të ngjitesh lart, do të thotë të dish edhe tëpërmbysesh”. Ballistët nuk përplasen me armikun. Ata mendonin se fitorja e komunistëve do ta bënte Kosovën provincë jugosllave. Kosova –krim i përbashkët Hoxha –Tito. Vepra e Kadaresë shihet si dëshmi e lirisë së brendshme dhe provë e refuzimit të estetikës m-l. I vetmi akt i mundshëm i rezistencës në atë regjim klasik stalinist, ku ishte krejt e pamundur disidenca politike, ishte të shkruarit, disidenca letrare. Ka mjaft persona, majtas e djathtas që gjykojnëbiografinë e Ismailit, si dikur, për të mohuar veprën e Kadaresë, të cilën s’ e njohin, e njohin pak, ose e lexojnë nëgjerësi, jo në thellësi. Detraktorët atë profesion kanë: të venënë diskutim figurat madhore të kombit. Kadareja ështëshkrimtar i madh. Diktatorët preferojnë shkrimtarët mediokër. Valerij Brjusov, kreu i simbolizmit rus, në një artikull tëpamëshirshëm tallte Leninin, i cili, gjatë një mitingu, kish lëshuar thirrjen famëkeqe dhe ogurzezë:”Poshtë shkrimtarët e stërnjohur!” Nën këtë thirrje janë kryer krime tëpamëshirshme. Demokracia për Kadarenë është një diell i fortë mbi një trup të pamësuar. Rrezatimi i tij nxit komplekse nga më të papriturat. Hapen pasione e mllefe nga më tëndryshmit. Krahas finikërisë shpërthejnë xhelozia dhe egoizmi.
Mediokrit nuk arrijnë të perceptojnë e të shijojnëmrekullinë e artit kadarean, që shkëlqen përmes bukurisë sëstilit, rrëfimit, përshkrimeve psikologjike, apo eseve tëmrekullueshme për artin popullor, si dhe për shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë e të huaj. “Haraçi” i paguar me disa vjersha propagandistike të poetit tonë më të shquar , apo me njëroman skematik si “Dasma”, nuk përbën aspak njëkundërpeshëtë të dukshme ndaj një krijimtarie aq të pasur e tërëndësishme romanore, ku ngarkesa kritike është thelbësore dhe e hershme. Shëndrin aq lart patriotizmi dhe krenaria kombëtare, përmes evidentimit të bukurisë estetike, por edhe të lashtësisë së legjendave e baladave tona, si dhe gjuhës sëlashtë e të pasur shqipe, që ngre lart.
Për Kadarenë rënia e një diktature duket e lehtë, por është një nga gjërat më të komplikuara në botë. Njerëzit vetë e kanë të vështirë të krijojnë kushtet për t’u çliruar prej saj. Duket që presin të na e bëjnë të tjerët. Në Shqipëri smirëzinjtë, servilët e djeshëm, spiunët, të bashkuar nga njëinsinkt shkatërrimi, u përpoqën të prishnin vlerat, të kthenin kryengulthi parimet, gjithçka të shenjtë të kombit. Asnjëherës’e kam besuar që cenet e kombit tim, do të kishin po aq peshë, sa dhe virtytet e tij. Shqipëria është vendi i vetëm nëEvropë, që nuk pranon të shqyrtojë pjesën e errët tëndërgjegjes së vet. Pa këtë shqyrtim s’mund të ketë zbulim tësë vërtetës. Me moshapjen e dosjeve, do të vazhdojë mjegulla, vdekja e ngadaltë e së vërtetës.
Sipas Champseix “Dimri i madh” dhe “Koncert në fund të dimrit” japin tablonë e plotë të socializmit. Madje “Koncerti” është romani më i guximshëm e më i lirë, sepse tirani misterioz e shpirtkeq Mao Ce Duni del hapur si shkaktar i vrasjes së Lin Biaos, që përshkruhet hollësisht. Maoizmi dëshiron të shfarosë artin, gjuhën, lirinë. Gjatë Revolucionit Kulturor në Kinë shkrimtarët konsiderohen përbindsha dhe dërgohen të punojnë në orizoret. Dënohen Shekspiri e Bethoveni. Mao tallet me politikën, me doktrinat. Në bisedëme Kramsin, Mao kish thënë:”Komunizmi , jo vetëm ishte, por dhe duhej të ishte i paarritshëm. Mjaft që ai të mbetej njëshpresë a mirazh në horizont, për përmirësimin e jetës. Mao, si një megalloman i çmendur, përmbyt Evropën me drogë, qëtë asgjësojë trurin e Evropës.
“Dimri” është një roman thellësisht pesimist, i errët që vënë skenë një tiran shpresëhumbur, që sundon një vend tëvogël, të varfër e të braktisur.E.Hoxha i kapluar nga vetmia. Vepra përshkohet nga një farë ankthi ekzistencialist. U kritikua për një humanizëm abstrakt, për një përçmim ndaj inteligjencës, ngaqë të paaftët ngadhënjëjnë kudo, si dhe për legjitimimin e promovimin e luftës së brezave. Spikat fryma e deheroizmit dhe prania e një numri të madh personazhesh negativë. U ribotua 3 herë. Nëse diktatori do ta ndalonte, ishte si të griste portretin e vet. Mbledhja e 81 partive si njërequiem për komunizmin botëror. Vihet në shënjestër ashpërsia e shefave të kuadrit, ndërsa tirani përshkruhet si kundërshtar i ish Sigurimit.
Nëpërmjet karikaturizimit të udhëheqësve botërorë tëkomunizmit, shembet propaganda e për ndërtimin e socializmit e triumfin e komunizmit; zhvlerësohet ideologjia m-l. Kadare lëvdon tiranin për kundërvënien ndaj Hrushovit e të tjerëve, por kritikon me durim shoqërinë shqiptare që ai udhëheq. I kundërvihet ideologjisë staliniane dhe realizmit socialist. Hoxha poshtëron liderët komunistë, por ngjan si njëpersonazh drame në një komedi groteske. “Socializmi shkencor” rezultoi i egër, hakmarrës. “Miqësinë e përjetshme” e zëvendësoi armiqësia bizantine. I vetmuar, as në Lindje, as në Perëndim, E.Hoxha mbeti stalinist i thekur. Shoqëria shqiptare është e asfiksuar nga trysnia e kontrollit, nga lufta e klasave e lufta për pushtet. Edhe në burgje e internime vazhdonin spiunimet, hetimet, ridënimet e pushkatimet “nëemër të popullit”. Ndërsa në romanin “Spiritus” autori rrëfen që policia urdhëron të zhgroposet një i vdekur, që të merret një mikrofon i vogël në rrobat e të vdekurit, pasi policët kishin harruar t’ia marrin.
Te “Dimri” Raqi, ish polic i Sigurimit, njeri pervers, i hidhur, i gatshëm për spiunllëqe. U kall datën njerëzve. Inkuizitor që mishëron kontrollin total mbi individin. Frika –mjet i regjimit mizor. Araniti –nostalgjik i Berias. I urren njerëzit. I sëmurë mendor, ëndërron të zbatojë një politikëshfarosjeje, saqë i fut frikën edhe vetë Raqit. Në roman nënkuptohet që lufta për çlirim dhe revolucioni socialist janëpërçudnuar. Personazhi kryesor Besniku, vetmitar, individualist, i fshehtë, i ndrydhur, i pavlerësuar nga eprorët eproblematik, nuk ngjan aspak si hero pozitiv. Shkrimtari Skënder Bermema shpjegon që letërsisë nuk i duhet urrejtja; se tirania e ngërthen në vetvete dënimin e saj. Ai mendonte se këndej e tutje BRSS do të shtypte popujt. Sa aktual e profetik Kadareja! Ukraina nuk e harron shypjen dhe urinë e shkaktuar nga Stalini. Prandaj po i reziston sot Putinit, që shkaktoingritjen e murit polak e që ëndërron të ringjallë Perandorinëruso-sovjetike.
Armiqtë e klasës Kadareja i përshkruan me kureshtje e paksa me keqardhje. Plaka Nurihan brengoset, ngaqë e sheh që shoqëria komuniste po ia shkatërron fëmijët. Mbesa e saj, Emilia është e drojtur dhe e përunjur, ndërsa djali i saj tregohet servil. Ai është krejt i ligështuar dhe nuk ushqen asnjë shpresë. Ndien keqardhje për veten. Kushtet shoqërore dhe tirania e regjimit kanë peshën e përgjegjësisë- vëren mëtej Champseix. Dënohet koncepti i tmerrshëm i sistemit, që do të degradonte, por që atëherë i detyronte fëmijët të paguanin për të kaluarën e prindërve të tyre. Shkrimtari i dështuar bëhetkritik letrar. Artikujt e tij parafrazojnë studimet sovjetike mbi realizmin socialist. Personazhet e romanit janë të vegjël, margjinalë, ose negativë: fshesari, një çoban, një fshatar plak, një inxhinier rus poet e alkolist; një shitës antikuaresh reaksionar, një fshirës parullash. Klasa punëtore e roli i saj nuk duken.
Kadare:”Arti i realizmit socialist është i varfër, i sklerotizuar, skematik. Arti i vërtetë është gjithmonë modern dhe real”. Koncepti i realizmit te Kadareja shkon nga aktualiteti deri te fantastikja. “Ai ndërthur dimensionin e legjendës, të fantastikes e të antiutopisë, për të arritur te njërealizëm i dënuar. Karakteristikat e protestës në veprën e tij shfaqen përmes mungesës së evokimit të politikës”-shprehet Champseix. I kundërvihet parimit që çdo tip shoqëror duhet tëflasë gjuhën që i përshtatet klasës, ku bën pjesë. I kundërvihet konceptit që njëson realitetin me realizmin. Mjaft personazhe nuk janë tipikë, as të përshtatur sipas kallëpeve ideologjike. Instituti “Gorki” ishte fabrikë për shkrimtarë socrealistë. Kadare:”Më mësoi si të mos shkruaja”. Është e pamundur qëhistoria të shkruhet e saktë, pas atij manipulimi gjigand nëdiktaturë. Do të kërkonte njohjen e anëve të nëndheshme tëmekanizmave diabolike të diktaturës, kur kriminelët prezantoheshin si heronj e të përndjekurit si tradhtarë. Tëpaprekura mbeten vetëm rrënjët kombëtare, që te shqiptarët është e vështirë të shkulen. Pushteti totalitar që duket se rrafshon gjithçka, has një pengesë që nuk arrin ta eleminojë: rrënjët e thëlla kombëtare.
Tema e ndarjes së Shqipërisë ndërmjet Oksidentit dhe Orientit del shkarazi te “Kamarja e turpit” që është botuar fillimisht me titullin “Pashallëqet e mëdha”. Një roman për terrorin shtetëror dhe portretin e tiranit. Ali Pashë Tepelena u përpoq të shkëputet nga Perandoria otomane, për të krijuar njështet të pavarur, por vazhdoi të mbajë pushtetin despotik. Edhe Enver Hoxha, kur prishet me Perandorinë sovjetike,ruan sistemin stalinian. Pavarësia pa lirinë nuk vlen. Ata kanëtë përbashkët tiraninë dhe projektin egoist për të zotëruar plotësisht Shqipërinë. Shkëputja “e mahnitshme” e E.Hoxhës nuk rezultoi një akt historik, pasi të këqiat e stalinizmit u shtuan. Një perandori osmane e trilluar për të përshkruar njërealitet bashkëkohor.
Otomanizmi dhe komunizmi –dy fatkeqësi të mëdha qëia hoqën Shqipërisë identitetin dhe vitalitetin dhe e ndanë nga kontinenti evropian i dritës e i kulturës. Evokimi i së kaluarës mundëson analizën(skanerin) e pushtetit totalitar aktual, qëllimi final i të cilit është robërimi i përjetshëm. Tirania ështëe tmerrshme, por letërsia ushqehet me krimet e saj. As Ali Pasha, as E.Hoxha nuk u bënë themelues të shtetit të pavarur shqiptar. Aliu tiran di të robërojë, të torturojë e të masakrojë, por nuk arrin të mobilizojë popullin kundër Portës së Lartë. Ai mbeti kusar i shkathët, i pabesë, por jo prijës. Nuk e njihte politikën e vërtetë. Fati i Shqipërisë mbeti i huaj për të. Ai është i pranishëm vetëm në këngët greke, që e mallkojnë.
Ashtu si Ali Pasha, E.Hoxha krijoi një shtet , nëpërputhje me marrëzinë e tij, duke izoluar,bunkerizuar e përçmuar vendin; duke eleminuar kundërshtarët e duke përçarë popullin. Vendtakimi simbolik i dy diktatorëve ështëkalaja e Porto Palermos, ku një ambient ka shërbyer si burg torture. Edhe revolta e E.Hoxhës ndaj Titos, Hrushovit, Maos, pas dashurive respektive, nuk u frymëzua nga asnjë farëprojekti, por u nxit nga ideja donkishoteske për mbrojtjen e tij të vetmuar të m-l botëror. Si antiteza morale e politike e Aliut dhe Enverit ngrihet figura madhore e Skënderbeut, qëmishëroi idenë universale dhe e lidhi Shqipërinë me Evropën, duke luftuar edhe për të, madje është cilësuar “ideatori i parë i aleancës euroatlantike, prandaj monumentet e tij janë në gjithëbotën. Fortesa e vërtetë e një kombi janë mendja dhe zemra e popullit. Dhe atë fortesë Skënderbeu e pushtoi të parën, sapo shkeli në tokën shqiptare.Trumfoi dhe solli lirinë për 25 vjet, duke luftuar në krye të ushtrisë shqiptare, kundër hordhive osmane. Te “ Kështjella” mungon kulti i prijësit. Kujtesa kombëtare e mban gjallë. R.Qosja kërkon të mos e mohojmëtraditën tonë orientale. Kadareja këtë e quan fyerje për kombin. Për të Shqipëria është vend thellësisht evropian, nërrënjë, në kulturën, në shkrimin e në letërsinë e saj. Tërheqja drejt Lindjes sllavo-bizantine është kundër programit,përpjekjeve dhe aspiratave të Rilindjes sonë Kombëtare.
Kadareja pranon magjepsjen e tij që e shtynte drejt Lindjes. Perandoria otomane e pafundme, tragjike, groteske, burokratike, totalitare; shkurt, një minierë floriri për letërsinë.Romanet e tij janë reagime kundrejt një realiteti tëpërbindshëm. Sulltani kërkon nga shtetasit që t’i dërgojnëëndrrat, E. Hoxha letrat anonime e spiunimet.Edhe kënaqësia e tij është shkatërrimi i komploteve të përfytyruara. Në librin “Titistët” E.Hoxha shkroi një kapitull policesk, ku zbulon se luftëtari i Spanjës, strategu i L.N.çl., kryeministri për 28 vjet, na paska qenë agjent i shërbimeve sekrete naziste, fashiste, angleze, amerikane, sovjetike e jugosllave. Byroja u detyrua ta cilësonte M.Shehun poliagjent e ta përjashtonte nga Partia, pas vdekjes. “Pallati i ëndrrave” është historia paralele e dy diktaturave, e dy tiranive shpirtërore. Një libër i rëndësishëm, i pazakontë, një rrëfim i zymtë, me shije skëterre. Sadoqë rrëfimin e vendos në lashtësi, apo në zemrën e Perandorisë Osmane, Kadare aludon e rikthehet nëShqipërinë totalitare e hermetike, të gërryer nga kallëzimet. Ebu Qerimi e di që është veç një qenie e robëruar, e manipuluar. Njeri i trishtë, pa personalitet, i nënshtruar. Nëvariantin frengjisht ai quhet Mark Alem. Kurti:”Pallati i ëndrrave” është më i verbri, më fatali, më shtetërori. Do tëishte absurd në një botë logjike. Kurse në botën tonë mua mëduket normal”. Pushteti nuk shfaqet asnjëherë. I fshehur, diktatori është i gjithëpranishëm dhe godet nga mugëtira, sa herë që e sheh të nevojshme. Fuqia e pushtetit ka në dorë fatin e njeriut, si hyjnitë e lashtësisë. Qyprilinjtë bashkëpunimi me pushtuesit nuk i ka shndërruar në fis otoman. Edhe Ebu Qerimi, duke dëgjuar lahutën, përjeton ndjenjën e përkatësisësë kombit shqiptar. Kurti, më i kthjellti e më shqiptari i fisit, arrestohet, kur rapsodët këndojnë:”T’ka zanë vorri, o me besëtë dhanë”. Kjo dhënie bese përbën tiparin më karakteristik tëtraditës shqiptare. Kurti do të vdesë për këtë arsye. Qëmë 1920 Zamjatin në romanin “Ne” ve në gojën e personazhit kryesor D-503 pohimin se ka kuptuar që është e domosdoshme të kontrollohen ëndrrat. Sipas Alain Bosquett, Kadareja ka krijuar pamjen e një Shqipërie , njëherazi reale e mitike. Në Shqipëri identiteti përbën një thesar të rrallë. Kadareja i ka dhënë Shqipërisë një identitet të dyfishtë: njëpamje të identifikueshme e një imagjinare. Një aspekt tëpsikologjisë së tij krijuese përbën nevoja për të kaluar nga realiteti historik në një lloj relativizimi ëndrrash. Te “Pallati i ëndrrave” kuptojmë si funksionon mekanizmi i diktaturës. Historia nuk është marshim progresi, por një përsëritje ciklike, ngaqë pushteti është gjithnjë i lidhur me krimin. “Ura me tri harqe” bën pjesë në ciklin, me të cilin Kadareja u përpoq të rikrijojë Shqipërinë e përjetshme, tërheqëse përballëShqipërisë sterile, shkretëtirore komuniste. Milan Shuflaj përshkruan një Shqipëri mesjetare, të ngjashme me principatat evropiane. Motivi i flijimit të hershëm për të qëndruar ura, apo kështjella, u kthye në diktaturë në kryemotiv, në emër tësë ardhmes utopike komuniste, për të përligjur varfërinë dhe shtypjen. Murgu Gjon, ndoshta personazhi më i plotë pozitiv në veprën e Kadaresë, nuk ëndërron të ndërtojë të ardhmen, por të raujë të tashmen e brishtë e të kërcënuar.
Në letërsinë 3000 –vjeçare, që nga antikiteti, tema e krimit të pushtetit është më e fuqishmja. Kadare admiron Homerin dhe Eskilin. Kur i lexoi ata, u bind se sa i afërt ishte antikiteti i përgjakur me botën komuniste. Ai shprehet:”Sa herë lexoja Eskilin, gjeja në të rikumbime të kohës”. Kali i Trojës te “Përbindshi” u përdor për të shprehur kërcënimin e vazhdueshëm të jetës nën sistemin socialist. Te “Eskili ky humbës i madh” e te “Dosja H” spikat mirënjohja ndaj kontributit grek apo helenik. Albert Lordi e Milman Parry udhëtuan në Shqipëri, për të gjurmuar shkëndijimin e fundit homerik. I mahnitur Kadare gjeti te “Orestia” një episod tëngjashëm me “Gjeneralin”: mbërritjen në Greqi të arkave me hirin e ushtarëve grekë, të vrarë në Trojë. Kadare shkrin epokat. Dekonstrukton historinë e Trojës, aktualizon mitet me domethënie moderne. Genti:”Po sikur Kali i Trojës të jetëvetëm simbol e të mos ketë ekzistuar?”
Mbështetet te mitlogjia greke, por edhe te legjendat e baladat shqiptare. Te “Stinë e mërzitshme në Olimp” ideja se ndëshkimi i vërtetë i Prometeut nuk është ai që i vjen nga Zeusi, por ai që i vjen nga njerëzimi, për të cilin dyshon nëse e ka merituar sakrificën e tij. Diktaturat moderne karakterizohen nga krimi burokratik, i ftohtë e i mirëorganizuar. Jose Saramago:”Shkrimtarët krijojnë letërsinëkombëtare, ndërsa përkthyesit i japin asaj frymën universale. Kjo ndodhi me veprën e Kadaresë, që u përkthye në 45 gjuhë.Champseix:”Disident apo jo, Kadareja mbetet në panteonin e shkrimtarëve më të mëdhenj të botës”. Për ndarjen nga jeta tëI.Kadaresë, shumë personalitete botërore kanë shprehur dhimbjen, por edhe konsideratën më të lartë për veprën e tij, me vlera të larta humane, universale.
Duke vlerësuar thellësinë e madhe të ideve, si dhe gjerësinë e analizës në studimin “Ismail Kadare –njëdisidencë letrare” të Zhan Polit, prof. Ilia Lëngu ve në dukje se është hera e parë që vepra e Kadaresë rrëfehet në mënyrëkaq të plotë dhe gjen vendin e vet në vlërësimin e kritikës dhe historisë botërore”. Edhe përkthyesi i këtij studimi, shkrimtari Bashkim Shehu, korpusin gjigand të veprës së Kadaresë e përqas me shkrimtarët më të mëdhënj të botës; herë në formën e frymëzimit, herë në formën e lidhjeve të brendshmë e herënë formën e jehonës.
Presidenti Makron:”Shkrimtari franko-shqiptar I.Kadare është një nga ata, për të cilët shkrimi është luftë; nga ata qëçdo roman kërcënon të jetë epitafi i karrierës së tyre. Jetoi e krijoi si njeri i lirë në Shqipërinë sovjetike të pasluftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës. Ai ndërtoi rezistencën e tij intelektuale. Arrin të pranohet botimi i “Dimrit të madh”, duke futur në rreshtat e tij edhe portretin e akullt të diktatorit. Zhvendos dramat e Shqipërisë së kohës në mitet dhe legjendat e vjetra, duke krijuar fabula me kuptim të dyfishtë. Vepra e tij, e krijuar në diktaturë, nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj.Ajo ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën, ka pëshpëritje më të fortë se britmat. Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës, lajmëtar i lirisë”.
Robert Laffon:”Muzgu i perëndive të stepës” dhe “Kur sunduesit grinden” janë piktura më e mirë e asaj që thuhet për Kadarenë:”Shkrimtar normal në një vend anormal”. Amelia Nierenberg:”Librat e Kadaresë janë një guidë, që ai i ofroi Perëndimit, për të njohur shoqërinë shqiptare, të mbyllur e tëndarë e fundit nga komunizmi”. Le Figaro:”Kadare la njëvepër me frymë të fuqishme epike, ku ndërthuren analizat e mprehta politike me legjendat e së djeshmes”. Guy Le Clec’h:”Nga Shqipëria e vogël na ka ardhur një shkrimtar i madh”. Alain Bosquet:”I.Kadare është padyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë”. Shkrimtari Anders Olsson, drejtues i komitetit të çmimit “Nobel”, ka folur për nevojën që “të braktisim eurocentrizmin”. Kadareja ishte pikërisht për të kundërtën, pra ishte krenar për eurocentrizmin kulturor tëveprës së tij.
Shpëtim KODRA – Studiues
Albania
Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
Nga Auron Tare:
Në arkivat amerikanë të Luftës së Dytë Botërore ruhet një dokument befasues: Dosja e Shqipërisë në kuadër të “Komisionit Robert”, një grup ekspertësh të universiteteve më të rëndësishme amerikane, mes tyre edhe Harvardit. Qëllimi i këtij komisioni ishte i jashtëzakonshëm për kohën: hartimi i listave të pasurive kulturore në Europë që duhej të shpëtoheshin me çdo kusht gjatë operacioneve ushtarake.
Në një botë të përfshirë nga lufta totale, kur qytete të tëra po fshiheshin nga hartat, ky ekip shkencëtarësh dhe historianësh punonte ditë e natë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të popujve – përfshirë edhe tonën.
Shqipëria në sytë e Harvardit
Në Dosjen e Shqipërisë, ekspertët amerikanë kishin përpiluar me imtësi një listë të zonave me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kulturore:
trashëgimia ilire, gjurmët e qytetërimeve greke, romake, bizantine dhe çdo sit që duhej shmangur nga bombardimet.
Madje kishin hartuar edhe harta të posaçme me pikat që s’duhej të prekej as një bombë, as këmbësoria amerikane në rast zbarkimi.
Në faqen e parë të raportit të tyre, të ruajtur sot në Harvard, theksohet qartë rëndësia e madhe e trashëgimisë ILIRE – një prioritet i padiskutueshëm për studiuesit amerikanë.
Ironikisht, kjo është po ajo trashëgimi që sot disa pseudo-arkeologë të “shkollës së re internacionale” në Shqipëri e shohin si mbetje të nacionalizmit komunist dhe për këtë arsye e shpërfillin.
Ironia që djeg
Këtu fillon ironia e madhe historike:
Në kohë lufte, kur Europa digjej, akademikët amerikanë angazhoheshin për të mbrojtur pasuritë tona kulturore…
Ndërsa pas viteve ’90, në kohë paqeje, shumë prej këtyre thesareve u lanë të rrënohen, u grabitën, u zhdukën ose u shkatërruan nga vetë shqiptarët – më keq se çdo bombardim i mundshëm i aviacionit amerikan.
Ndërtesa, kështjella, objekte arkeologjike, muze, site të lashta – një pasuri mijëravjecare.
Bota
Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze
nga Sam Woodhouse
Brigitte Bardot, e cila vdiq në moshën 91-vjeçare, fshiu nga kinemaja portretizimin e qetë të grave të viteve 1950, duke ardhur për të personifikuar një epokë të re të çlirimit seksual.
Në ekran, ajo ishte një koktej francez i sharmit prej koteleje dhe sensualitetit kontinental. Një botim e quajti atë “princesha e fryrë dhe kontesha e “eja këtu”, por ishte një imazh që ajo filloi ta urrente.
E reklamuar pa mëshirë si një simbol seksi hedonist, Bardot u zhgënjye nga ambicia e saj për t’u bërë një aktore serioze. Përfundimisht, ajo braktisi karrierën e saj për të bërë fushatë për mirëqenien e kafshëve.
Vite më vonë, reputacioni i saj u dëmtua kur bëri fyerje homofobike dhe u gjobit disa herë për nxitje të urrejtjes racore. Djali i saj e paditi gjithashtu për dëmtim emocional pasi ajo tha se do të kishte preferuar të “lindte një qenush të vogël”.
Ishte një shenjë në kujtimin e një ikone, e cila – në kulmin e saj – i vuri në plan të parë bikinit, dëshirën femërore dhe kinemanë franceze.

Brigitte Anne-Marie Bardot lindi në Paris më 28 shtator 1934.
Ajo dhe motra e saj, Marie-Jeanne, u rritën në një apartament luksoz në lagjen më luksoze të qytetit.
Prindërit e saj katolikë ishin të pasur dhe të devotshëm, dhe kërkonin standarde të larta nga fëmijët e tyre.
Miqësitë e vajzave mbikëqyreshin nga afër. Kur ato thyenin vazon e preferuar të prindërve të tyre, ato rriheshin me kamzhik si ndëshkim.

Ndërsa trupat gjermane pushtuan Parisin gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bardot e kaloi pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, duke kërcyer me muzikë disqesh.
Nëna e saj e inkurajoi interesin e saj dhe e regjistroi në klasa baleti që në moshën shtatë vjeç.
Mësuesi i saj në Konservatorin e Parisit e përshkroi atë si një nxënëse të shkëlqyer dhe ajo vazhdoi të fitonte çmime.
Jeta si një ‘eune fille’
Por Bardot e ndiente jetën klaustrofobike. Në moshën 15 vjeç, ajo kujtoi më vonë: “Po kërkoja diçka, ndoshta një përmbushje të vetes”.
Një mik i familjes e bindi të pozonte për kopertinën e Elle, revistës kryesore të grave në Francë, dhe fotografitë shkaktuan një sensacion.

Në atë kohë, gratë në modë kishin flokë të shkurtër, i kombinonin me kujdes aksesorët dhe vishnin xhaketa të qepura me kujdes e rroba mbrëmjeje prej mëndafshi.
Flokët e Brigitit i rridhnin rreth shpatullave. Me trupin e hollë dhe atletik të balerinës, ajo nuk ngjante aspak me shoqet e saj modele.
E fotografuar me një seri veshjesh rinore dhe moderne, ajo u bë personifikimi i një stili të ri “jeune fille” (vajze e re).
Në moshën 16-vjeçare, ajo e gjeti veten vajzën më të famshme të kopertinës në Paris.
Fotografitë e saj tërhoqën vëmendjen e regjisorit të filmit Marc Allegret, i cili i udhëzoi asistentit të tij, Roger Vadim, ta gjurmonte atë.

Testet e ekranit nuk patën sukses, por Vadim – i cili ishte gjashtë vjet më i madh – e mori atë, fillimisht si të mbrojturën e tij dhe më pas si të fejuarën e tij.
Ata filluan një aferë të fortë, por kur prindërit e Bardot e morën vesh, e kërcënuan se do ta dërgonin në Angli.

Roger Vadim, ‘ujku i saj i egër’
Në shenjë hakmarrjeje, ajo u përpoq t’i jepte fund jetës, por u zbulua dhe u ndalua në kohë.
Brigitte ishte e dashuruar me regjisoren aspirante.
Ai i dukej asaj si një “ujk i egër”.
“Ai më shikoi, më frikësoi, më tërhoqi dhe unë nuk dija më se ku isha”, shpjegoi ajo më vonë.

Nën një presion të tillë, prindërit e saj u dorëzuan, por e ndaluan çiftin të martohej derisa Brigitte të mbushte 18 vjeç.
Sapo u kalua ky moment historik, çifti eci drejt altarit.
Duke u bërë një ikonë
Vadim filloi ta shndërronte Bardot në yllin që ai besonte se ajo mund të ishte.
Ai ia shiti fotot e dasmës së tyre revistës Paris-Match dhe e udhëzoi atë se si të performonte në publik.
Ai e ndihmoi gruan e tij të re të gjente role të vogla në një duzinë filmash të vegjël, shpesh duke luajtur role të dashura femra të fryra, por të pafajshme.
Por, deri në vitin 1956, ajo ishte kryesisht e famshme për pozimin me bikini – deri atëherë një veshje e ndaluar në Spanjë, Itali dhe pjesën më të madhe të Amerikës për shkak se ishte në kufijtë e etikës – dhe për popullarizimin e modelit të flokëve në formë koshereje bletësh.
Pastaj erdhi peroksidi dhe pjesa që e bëri atë një yll.
Atë vit, filmi i parë i Vadimit, “Dhe Zoti krijoi gruan”, u shfaq në Paris. Ai dështoi të fitonte para në Francë, por shkaktoi trazira në Shtetet e Bashkuara.

Në një vend të mësuar me Doris Day-n, Bardot ishte një sensacion.
Personazhi i saj ndjek orekset e saj seksuale, pa turp, siç bëjnë burrat. Ajo kërcen zbathur në një gjendje transi, lëkura e saj shkëlqen nga djersa, me flokët e saj të krehura të çrregullta dhe të lëshuara.
Mungesa e saj e frenimit shkakton shembjen e rendit shoqëror; jashtë kinemasë, reagimi ishte po aq intensiv.
Ekzistencialistja Simone de Beauvoir e cilësoi atë si një ikonë të “lirisë absolute” – duke e ngritur Brigitte në statusin e një filozofie.
Por shumica morale amerikane u mobilizua. Filmi u ndalua në disa shtete dhe gazetat e denoncuan shthurjen e tij.
Për audiencën, Bardot u bë e padallueshme nga personazhi që luante. Paris-Match e quajti atë “imorale nga koka te këmbët”.
Dhe kur Bardot iku me bashkë-yllin e saj, Jean-Louis Trintignant, imazhi i saj si një libertine e shfrenuar ishte i pashmangshëm.

Ajo u divorcua nga Vadimi, i cili reagoi ashtu siç mund të reagonte vetëm një francez.
«Preferoj të kem atë lloj gruaje», tha ai, «duke e ditur se ajo është jobesnike, sesa të kem një grua që më donte mua dhe askënd tjetër».
Ai vazhdoi të punonte përsëri me Bardot, dhe më vonë jetoi me Catherine Deneuve dhe u martua me Jane Fonda.
Një nënë e pavullnetshme
Në vitin 1959, Brigitte – pas disa historive dashurie – u martua me aktorin Jacques Charrier, me të cilin luajti në filmin Babette Goes To War.
Çifti pati një djalë, Nicolas, por Bardot e urrente shtatzëninë e saj: duke e goditur veten vazhdimisht në stomak dhe duke iu lutur mjekut për morfinë për të shkaktuar një abort.
“E pashë barkun tim të sheshtë dhe të hollë në pasqyrë si një mik i dashur mbi të cilin isha gati të mbyllja kapakun e një arkivoli”, kujtoi ajo më vonë.

Pas divorcit të pashmangshëm, Nikolasi nuk e pa nënën e tij për dekada të tëra.
Ai e paditi Bardot për dëmtim emocional kur ajo botoi një autobiografi në të cilën deklaroi se do të kishte preferuar të “lindte një qen të vogël”.
Brigitte ishte tani aktorja më e paguar në Francë, me disa që sugjeronin se ajo ishte më e vlefshme në aspektin e tregtisë së jashtme sesa në industrinë e makinave të vendit.
Por ajo donte të merrej seriozisht si aktore. “Nuk kam pasur shumë mundësi të aktroj,” u ankua ajo, “kryesisht më është dashur të zhvishem.”
Ajo filloi të tërhiqte vëmendjen e regjisorëve më të respektuar të Evropës, duke fituar vlerësime kritike në dramën e fuqishme të Valës së Re të Jean-Luc Godard, Le Mépris (Përçmimi).
Por cilësia e përgjithshme e punës së saj ishte e përzier, veçanërisht kur ajo guxoi të dilte jashtë Francës dhe në Hollywood.
Një martesë e tretë, me një playboy milioner gjerman, u pasua nga një sërë të dashurash – megjithëse, në mënyrë të pazakontë, ajo e refuzoi Sean Connery-n.

Ajo bëri dhjetëra albume, së bashku me Serge Gainsbourg dhe Sacha Distel.
Me Gainsbourg, ajo regjistroi këngën shqetësuese “Je T’aime… Moi Non Plus”, megjithëse iu lut atij të mos e publikonte.
Një vit më vonë, ai e riregjistroi këngën me aktoren britanike, Jane Birkin. Ajo u bë një hit i madh në të gjithë Evropën, me versionin e Bardot që mbeti i fshehur për 20 vjet.
Aktivist për të drejtat e kafshëve
Pas gati 50 filmash, ajo njoftoi se po tërhiqej për t’ia kushtuar jetën mirëqenies së kafshëve në vitin 1973.
“Ua dhashë bukurinë dhe rininë time burrave,” tha ajo. “Do t’ua jap mençurinë dhe përvojën time kafshëve.”

Ajo mblodhi 3 milionë franga (atëherë rreth 300,000 paund) për të themeluar Fondacionin Brigitte Bardot, duke nxjerrë në ankand bizhuteritë dhe memorabiliet e saj filmike.
Bardot – ose BB siç njihej në Francë – bëri fushatë kundër vrasjes vjetore të fokave në Kanada dhe irritoi disa nga bashkatdhetarët e saj duke dënuar ngrënien e mishit të kalit.
Ajo u bë vegjetariane, sulmoi qeverinë kineze për “torturimin” e arinjve dhe shpenzoi qindra mijëra dollarë për një program për të sterilizuar qentë endacakë rumunë.

Një fund i trazuar për një jetë të trazuar
Në vitet e saj të mëvonshme, ajo u ndoq penalisht në disa raste për urrejtje racore.
Ajo kundërshtoi mënyrën se si fetë islame dhe hebraike i therin kafshët për ushqim.
Por mënyra se si ajo i shprehu kritikat e saj ishte e pafalshme dhe – në fakt – e paligjshme.
Në vitin 1999, ajo shkroi se “atdheu im është pushtuar nga një mbipopullim i të huajve, veçanërisht myslimanëve”. Kjo e dënoi Bardot me një gjobë të madhe.
Ajo vazhdoi të kritikonte martesat ndëretnike dhe të fyente burrat gej të cilët, sipas saj, “luajnë të pasmet, ngrenë gishtat e vegjël lart dhe me zërat e tyre të vegjël kastratosë ankohen për atë që i kanë bërë ata heteroseksualë të tmerrshëm”.
Bardot ishte aq shpesh në gjykatë saqë, në vitin 2008, prokurori deklaroi se ishte “i lodhur” nga ngritja e akuzave kundër saj.

Në vitet 1960, Brigitte Bardot u zgjodh si fytyra zyrtare e Marianne, emblemës së lirisë franceze.
Pastaj ajo vetë u bë një ikonë: një grua e bukur, e çliruar dhe moderne që refuzoi të konformohej me stereotipet e vjetruara.
Pas tre martesave të dështuara dhe disa tentativave për vetëvrasje, ajo hoqi dorë nga vëmendja për të bërë fushatë kundër mizorisë ndaj kafshëve. Për habinë e saj, magjepsja e medias me të vazhdoi, edhe kur fama u bë famëkeqe.
Ajo la pas bashkëshortin e saj të katërt, Bernard d’Ormale, një ish-këshilltar i politikanit të ndjerë të ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen.
Dhe, në një fund të trazuar të një jete të trazuar, mendimet politike të Bardot bënë që ajo t’i kalonte vitet e fundit si një grua gjysmë e vetmuar duke luftuar akuzat për urrejtje racore në gjykata.
Kulture
Shuhet ikona Brigitte Bardot, biondja seksi që revolucionarizoi kinemanë në vitet ’50
Legjenda e filmit francez, Brigitte Bardot, një ikonë e kinemasë e viteve 1950 dhe 1960, që në kulmin e karrierës la gjithçja për t’iu dedikuar aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve mbylli sytë në moshën 91-vjeçare. Bardot ishte parë rrallë në publik gjatë muajve të fundit kur përballej me probleme shëndetësore, ndërkohë që këtë të diel fondacioni që artistja themeloi njoftoi ndarjen e saj nga jeta, pa dhënë më shumë detaje.


-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania10 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
