Ismail Kadare rikthim pas 20 vitesh në Vlorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, për të folur për librin “Kohë për rrëfim”.

Shkrimtari Kadare rikthehet në qytetin bregdetar pas 20 vitesh, ku shprehet se ajo që i bi më shumë në sy janë ndryshimet e shumta që ka pësuar Vlora, duke u bërë me e bukur seç ka qenë dhe dashuria për letërsinë që ka ky vend.

“Vlorën e gjej si një qytet që e kam njohur në rini, në adoleshencë. Qytet shumë i dashur për letërsinë, ne shkrimtarëve na ftonte me shumë dashuri. Sigurisht është bërë shumë më i bukur se atëherë. Ka ruajtur gjithçka të mirë, ka kultivuar gjithçka të përjetshme dhe çdo shkrimtar është vërtetë i lumtur kur gjen këtu një dashuri të tillë për letërsinë”, tha Kadare.

Share This Article