ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 2 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 2 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 2 hours ago
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha 2 hours ago
VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ismaili: Qeveria e rrëzoi veten dhe iku nga përgjegjësitë në gjendje të jashtëzakonshme

albnews by albnews
19 March, 2020
in Kosova
0
Ismaili: Nuk blejmë më infuzione nga Serbia, por nga Gjermania
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, ka thënë se i mirëkupton qytetarët që sonte protestuan me kërcitje enësh kundër klasës politike, po u sqaroi atyre se Qeveria po e rrëzon veten me sjelljet e Albin Kurtit karshi zhvillimeve në vend.

Ismaili ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ende është e paqartë për të gjithë qytetarët, ata që votuan për këtë koalicion qeverisës dhe ata që nuk votuan për të, se si është e mundur që në javën kur Qeveria mbylli shkollat dhe ndali arsimimin e fëmijëve, kur mijëra punëtorë dhe biznese e ndalën punën e tyre, në javën kur filloi ankthi i ballafaqimit me pandeminë e koronavirusit, Albin Kurti shkarkoi për një fjalë goje ministrin e Brendshëm, që është edhe nënkryetari i parë LDK-së, dhe e sfidoi LDK-në: Me mua apo me Agimin, për ta provokuar kështu rrëzimin e Qeverisë.

RelatedPosts

Terroristët e Banjskës në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

“Albin Kurti flet për unitet, ndërsa vepron si përçarësi më i madh”, tha Ismaili.

Deklarata e plotë e Uran Ismailit:

Sonte, me të drejtë, qytetarët e indinjuar dolën në ballkonet e tyre për të protestuar me kërcitje enësh kundër klasës politike.

Më vjen keq t’ju them, por ky veprim dhe shumë të tjerë që mund të organizohen – do të hasin në veshë të shurdhër. Ngase, Qeveria po bie nga vetë Qeveria. Askush nuk mund ta mbrojë tjetrin nga vetja e tij.

Shumica parlamentare është bazë për ta mbajtur Qeverinë. Nëse vetë, me duart tua, shkul një pjesë të kësaj shumice, është matematika më e thjeshtë në demokraci, është rruga kur dëshirohet të rrëzohet Qeveria.

Ende është e paqartë, për të gjithë qytetarët, ata që votuan për këtë koalicion qeverisës dhe ata që nuk votuan për të, se si është e mundur që në javën kur Qeveria mbylli shkollat dhe ndali arsimimin e fëmijëve, kur mijëra punëtorë dhe biznese e ndalën punën e tyre, në javën kur filloi ankthi i ballafaqimit me pandeminë e coronavirusit, Albin Kurti shkarkoi për një fjalë goje Ministrin e Brendshëm, që është edhe Nënkryetari i parë LDK-së, dhe e sfidoi LDK-në: Me mua apo me Agimin, për ta provokuar kështu rrëzimin e Qeverisë?

A ishte aq i rëndësishëm ky qërim hesapesh i Kryeministrit pikërisht në këtë javë?

A duhej domosdoshmërisht që pikërisht në kohën kur të gjithë u ngujuan në shtëpi dhe pandemia nisi të shtrihet nga qyteti në qytet, Kryeministri ta mënjanojë politikisht dikë që mund ta kishte një mendim ndryshe prej tij? Sepse, Kryeministri nuk duron të flitet kundër tij. Me parë e prish Qeverinë. Dokrra për militantët e tij, e fatkeqësi për të gjithë qytetarët.

Albin Kurti flet për unitet, ndërsa vepron si përçarësi më i madh.

Sot e gjeti të shkonte në Ministrinë e Agim Veliut dhe të demonstronte me Xhelal Sveçlën se gjithçka është në rregull. Pra, ta fuste gishtin në plagën e LDK-së. Të sigurohej se po e forconte edhe më tutje idenë e rrëzimit të Qeverisë. Sepse, ky është qëllimi i tij.

Pse nuk shkoi t’i jepte mbështetje Ministrit të Shëndetësisë, ose mjekëve e infermiereve në QKUK? Pse nuk bisedoi me Kryetarët e Komunave të izoluara? Sepse, Albin Kurti nuk interesohet për zgjidhje që zbusin krizën, por për veprime që e rrisin tensionin dhe krizën.

Në këtë kohë kur i kemi familjet të ngujuara, mjekët dhe infermieret të shqetësuar, bizneset e mbyllura dhe punëtorët e pezulluar, mësuesit pa nxënës e profesorët pa studentë, të gjithë Kosovën me gjysmë fryme, Albin Kurti vendos ta godasë nën brez Qeverinë dhe ta rrëzojë atë. Për një grusht votash. Që të viktimizohet. Që t’u thotë militantëve të tij se po e largojnë. Dhe, krejt këtë kalkulim e bën në kohën kur vendin e ka përfshirë një krizë e madhe.

E vërteta është se Kurti e dizajnoi vetë largimin e tij, siç e quajti ai – “në një situatë të pazakonshme, që ne nuk e kemi hasur një të tillë, si Qeveri e Legjislaturë, që prej çlirimit e këndej”, ngase ballafaqimi me të – do të dëshmonte se nuk është i gatshëm të përballej as me luftën kundër COVID-19, as me SHBA-në mike, e as me Serbinë armike. As të realizonte premtimet, e as t’i pranonte dështimet. Largimi si viktimë dhe Kosova në krizë, në mendjen e tij, është një mundësi e re. Por, demokracia funksionon në kundërshtim me apetitet e diktaturave. Kriza që ai e krijoi, do të jetë pellgu ku ai do të fundoset politikisht.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi

10 September, 2025
Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

Arabia Saudite mbështet Katarin, Bin Selman kërkon veprim të përbashkët pas sulmit izraelit në Doha

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result