ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 2 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 2 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 3 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 6 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ismaili: Qeveria ka neglizhuar marrjen e masave të rrepta për parandalimin e koronavirusit

albnews by albnews
15 March, 2020
in Kosova
0
Ismaili: Qeveria ka neglizhuar marrjen e masave të rrepta për parandalimin e koronavirusit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se Qeveria ka neglizhuar marrjen e masave të rrepta për parandalimin e koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se është lejuar qarkullimi i lirë i personave që kanë ardhur nga vendet me rrezik të lartë.

Ismaili ka thënë se “ky dështim rezulton në shpërndarjen e virusit në komuna të ndryshme”.

RelatedPosts

Mori mandatin e partisë për kryeministër, Kurti sulmon Kushtetuesen dhe opozitën

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Kurti propozohet sërish për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, kritikon Gjykatën Kushtetuese: Hije politike e opozitës

“E di se në një klimë të rënduar, si kjo që kemi tash me Coronavirus, është shumë e vështirë të depërtojë e vërteta, sepse më me dëshirë priten lajmet e mira sesa pranimi i informatave të sakta dhe kritikave e i sugjerimeve.

Por unë do të vazhdoj të flas edhe më tutje për mënyrën se si duhet vepruar në këtë situatë, që të mund të shpëtohen jetë njerëzish dhe që Kosova të ketë pasoja sa më të vogla shëndetësore dhe ekonomike”, ka thënë ai.

Ismaili tutje ka paraqitur tre hapa të cilët sipas tij, Qeveria Kurti nuk i ka bërë ende, e duhet t’i ndërmarrë urgjentisht.

Ai ka kërkuar që personat të cilët vijnë nga vendet e prekura me koronavirus të vihen në karantinë.

“Kufizim i personave: Nuk është se po e kërkoj sot. E kam kërkuar edhe para tri javësh, në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, kur Coronavirusi kishte prekur Evropën. Nuk është bërë një gjë e tillë dhe ky ishte gabim. Është e domosdoshme që personat të cilët vijnë nga shtetet tjera – të vihen në karantinë dhe t’u ofrohet mbështetje. Po ashtu, menjëherë të identifikohen personat që potencialisht kanë pasur kontakt me të prekurit nga virusi dhe edhe ata të vendosen në vetë-izolim të detyrueshëm dhe t’u ofrohet mbështetje. Kështu pamundësohet përhapja e sëmundjes. Qeveria duhet ta përmirësojë këtë gabim, urgjentisht”, ka shkruar ai.

Ismaili ka kërkuar të bëhen teste agresive, në mënyrë, që sipas tij, të identifikohen qytetarët potencialisht të prekur nga koronavirusi.

“Testime agresive. Të fillohet testim agresiv, i shpeshtë, në mënyrë që të identifikohen qytetarët potencialisht të prekur nga virusi, për ta thyer kështu zinxhirin infektues. Qeveria të mos e bëjë gabimin e dytë. Ka raste kur jo Pacienti 0 (pacienti i parë që identifikohet me virus), por Pacienti 31 ka qenë shpërndarësi masiv i virusit, siç ka ndodhur në Korenë e Jugut. Prandaj, Qeveria duhet të krijojë mundësi për testimin agresiv dhe të zbulohen e izolohen rastet. Secili rast mund të jetë Pacienti 31. Testimi agresiv shpëton jetë”, ka thënë ai.

Si masë të tretë, ai ka kërkuar mbrojtje për personelin mjekësor.

“Personeli mjekësor duhet të mbrohet. Me çdo mjet. Ata janë pjesa më vitale në këtë luftë, në bashkëpunim me qytetarët. Qeveria duhet të veprojë sa më parë për t’u krijuar atyre kushtet e duhura për punë”, ka përfunduar Ismaili.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result