Ismaili: Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese zhgënjyes dhe frustrues

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismaili ka theksuar se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar implementimin e Ligjit për paga deri më 30 mars të vitit 2020, është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues.

“Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese”, ka theksuar Ismaili. 

Postimi i Ismailit në Facebook:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtutese për të pezulluar implementimin e Ligjit për Paga deri me 30 mars të vitit 2020 është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues. Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese. Për dy vite pandërprerë kemi punuar që të përmirësojmë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë. Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim.

Share This Article