Itali, 616 viktima dhe mbi 14 mijë raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19 janë raportuar të infektuara me COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa 616 persona kanë vdekur nga ky virus.

14 mijë e 242 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe në këtë vend kanë vdekur edhe 616 persona.

Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

2 milionë e 202 mijë e 263 raste të infektuara me këtë virus janë regjistruar në këtë shtet, ndërsa 79 mijë e 819 persona kanë humbur betejën me të.

1 milionë e 653 mijë e 404 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa 570 mijë e 40 raste janë ende aktive me të, nga të cilët 2 mijë e 636 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Itali deri tani janë kryer 28 milionë e 124 mijë e 690 testime për COVID-19.

Share This Article