Italia po mbyll një javë të rëndësishme ku sipas komitetit tekniko-shkencor është vendimtarë në aksionet e ardhshme të qeverisë Conte për hapjen e kufijve mes rajoneve e ato kufitare në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me pandeminë.
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 33 142 e i të infektuarve më 231 732.
Pacientë aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë reduktuar në 47 986.
Në strukturat spitalore po kurohen aktualisht 7 379 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë reduktuar në 489.
Në rritje shkon ditë pas dite numri i personave që po shërohen nga Covid 19. Deri më sot numri i tyre është 150 604 e në 24 orët e fundit janë 3503 të shëruar më shumë.
Në rajonin e Lombardisë sot janë shënuar 20 viktima e 382 raste pozitive më shumë.
Rajonet Umbira, Sardegna, Calabria, Basilicata në 24 orët e fundi nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.