ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 6 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 6 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 6 hours ago
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi? 6 hours ago
Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Itali/Dhurata Tusha, mësuesja nga Dibra në garë për Këshillin Bashkiak në Merano

albnews by albnews
12 September, 2021
in Albania, Bota
0
Itali/Dhurata Tusha, mësuesja nga Dibra në garë për Këshillin Bashkiak në Merano
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi punoi për disa vite në Shqipëri si mësuese Dhurata Tusha vendosi të emigrojë në Itali. Si shumë bashkëkombas atje vazhdoi shkollimin, ku arriti të integrohej mjaftueshëm, dhe sot është mësuese dhe ndërmjetëse (mediatrice) e gjuhës dhe kulturës shqipe që Merano dhe zonat rreth saj.

Por përveçse aktivitetit si mësues Tusha është shumë aktive ne komunitet. Vitin e kaluar mori pjesë në garën për këshilltar bashkiak, të cilën e humbi për pak vota ndërsa këtë shtator rikthehet të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion këshilltari.

RelatedPosts

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani

“Pranova të bëhem pjesë e kësaj sfide me një përgjegjësi dhe ndërgjegje që përfaqësoj një komunitet që dëshiron barazinë, punon për integrim e dëshiron një të ardhme më të mirë. Puna dhe detyrimet e mia kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë në maksimum. Ku përparësia jonë janë fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave, individi dhe familjet në nevojë. Të gjitha këto mund të realizohen vetëm duke pasur mbështetjen tuaj”, shprehet Dhurata Tusha.

Duke i ftuar të gjithë bashkatdhetarët të votojnë në datat 20- 21 Shtator Tusha në rrjetet sociale shkruan: “Të nderuar bashkatdhetarë, qytetarë, banorë në Merano e Sinigo, shokë, miq e familjarë kudo që ndodheni!

Dua të ndaj me ju lajmin e kandidaturës sime si anëtare e këshillit të Komunës Merano me partinë Alleanza per Merano, për të zgjedhur kryetarin e saj Av. Dario Dal Medico.

Doja ta ndaja lajmin me ju sepse ju në zgjedhjet e shtatorit të vitit të kaluar më dërguat kaq pranë fitores. Vetëm 17 vota larg saj.

Ishte hera e parë që të gjithë ne bëmë të tronditej politika e qytetit tonë.

Për herë të parë i bëmë të mendojnë e të reflektojnë që edhe në komunën tonë ka një komunitet që është integruar e po integrohet çdo ditë. Ishte hera e parë që jo vetëm një qytetar që e ka origjinën nga një shtet tjetër, por mbi të gjitha një femër e të ishte aq pranë fitores.

Ne mposhtëm çdo paragjykim. Ne i bëmë të mendojnë e të reflektojnë për çdo qytetar të këtij qyteti.

Atje më dërguat ju! Ju vlerësuat seriozitetin, punën, intelektin, ambicien, vullnetin dhe idetë e mia. Ju më mbështetët, më dhatë forcë e kurajo, më dhatë besimin që së bashku mund të arrijmë kudo. Prandaj do i drejtohem çdo qytetari që t’i vlerësojë këto votime për fëmijët, për të rinjtë, për veten, për prindërit. Kjo është mundësia më e mirë për të pasur një zë, forcë, integrim e një të ardhme. Çdo njëri nga ne duhet të kontribuojë e të reflektojë për të ardhmen tonë.

Duhet t’u themi jo interesave maniake partiake e vetiake dhe të bëjmë më të mirën sot për çdo njërin nga ne për të arritur atje ku duam të arrijmë nesër.

Të bashkuar ne mund të arrijmë në fitore. Vlerësojeni veten dhe votën tuaj, vlerësojeni të ardhmen. Me besimin dhe përkrahjen tuaj dhe punën time do arrijmë atje ku duhet te jemi.

Me respekt e dashuri

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

29 September, 2025
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result