Itali, hyri të ndante sherrin ku u përfshi shoku i tij, vritet 23-vjeçari shqiptar në Ankona 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, 27 gusht 2023, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.

Klajdi Bitri mbeti i vdekur pasi ndërhyri për të neutralizuar një sherr ku ishte përfshirë shoku i tij.

Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparësi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ky ishtë shkaku i përplasjes fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i shqiptarit.

I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.

Viktima Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar ishte banues në Ankona.

Share This Article