Itali/ Kishte një lidhje jashtëmartesore me të gruan e tij, i moshuari vret me armë zjarri 45 vjeçarin shqiptar (EMRI)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 45-vjeçar shqiptari i identifikuar si Dritan Hakaj ,i papunë dhe emër i njohur për policinë sipas mediave italiane është vrarë me armë zjarri në Milano të Italisë.

Policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga një 78 vjeçar me akuzën për vrasje me dashje.

Viktima i goditur me një plumb të vetëm në gjoks ka ndërruar jetë në vend. Krimi ndodhi në pallatin ku 78 vjeçari jetonte bashkë me gruan e tij, 51 vjeçare po shqiptare dhe djalin e saj.

45-vjeçari dyshohet se ka shkuar i dehur në shtëpinë e pensionistit dhe gruas së tij dhe ka nisur të sulmojë gruan.

Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan.

Share This Article