Itali-Libi, rifilluan fluturimet e planifikuara pas gati 10 vitesh ndërprerje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TGCOM24

Fluturimet direkte të planifikuara ndërmjet Italisë dhe Libisë kanë rifilluar pas gati dhjetë vitesh ndalim.

Fluturimi i parë MT 522 i kompanisë MedSky u nis në orën 10:02 nga aeroporti Mitiga në Tripoli, Libi dhe u ul në Romë Fiumicino në orën 11:44, më herët se koha e planifikuar. Fluturimet e kryera nga MedSky do të jenë dy në javë, të shtunave dhe të mërkurave. Në të njëjtën kohë, presidenti i Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (ENAC), Pierluigi Di Palma, nënshkroi një marrëveshje në Tripoli me presidentin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Libisë, Mohamed Shlebikf, për të përcaktuar qëllimin, metodat dhe frekuencat e lidhjet ajrore mes dy vendeve.

Share This Article