Qeveria italiane shpalli masa të reja shtrënguese për t’u përballur me përhapjen e koronavirusit në gadishull.
“Për të patur një përgjigje sa më efektive të këtyre masave do të duhet të presim dy javë”, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte duke renditur edhe masat e reja.
“Sallonet e parukerisë, qendrat estetike dhe shërbimet e mensave do të mbyllen”, theksoi ai.
“Shërbimet e domosdoshme publike, përfshirë transportin dhe shërbimet, janë të garantuara. Transporti është i garantuar”, shtoi Conte.
“Por, do të mbyllen dyqanet, baret dhe restorantet. Për aktivitetet e prodhimit do të promovohen kompanitë e produkteve të domosdoshme. Fabrikat do të qëndrojnë të hapura, por me masa sigurie”, përfundoi kryeministri Conte.