Në 25 maj në 21.00 kanalet Facebook e Youtube të organizatës joqeveritare italiane “Jules Verne” do të transmetojnë eventin “Pasioni për Romën e lashtë”.
Eventi-ku do të flasin tre studiuesit e shkrimtarët historisë së Romës së lashtë Flavia Busatta, Marco Cecini, Andrea Cologni-do të ketë në fokus aspekte të kulturës e historisë së një prej qyteteve-shtet e më pas perandori shumëkombëshe shtrirë në tre kontinente e me ndikime shumëplanëshe:
Roma e periudhës që shkon nga Lashtësia në Mesjetë. Veprimtaria do të paraqitet nga një prej anëtarëve më aktivë të organizatës, përkthyesja shqiptare Inva Sela.
Ardhur në Itali në moshë shumë të re, gjatë periudhës së studimeve universitare të ciklit 3+ 2 në Linguistikë, Letërsi e Përkthim (me studime të kryera në L’Aquila e “La Sapienza” të Romës) e atyre për t’u çertifikuar si operatore e mësimdhënies Sela vepron në fushën e përkthimeve si konsulente teknike e gjykatës dhe përkthyese e pavarur.
Në bagazhin e saj teknik në këtë fushë përfshihet njohja e nivelit të lartë e shqipes, italishtes e anglishtes. Në dhjetor 2022, bashkë me gazetarin Gjergji Kajana e përkthyesen Artenisa Plaku, Sela ishte pjesë shqiptare e veprimtarisë “Ekskursione Kulturore Nëpër Botë”, ku performoi me kostumin tradicional për gra të Tiranës.
Organizata joqeveritare Jules Verne është e specializuar në shkëmbime kulturore dhe vepron intensivisht në kuadrin e Axhendës Evropiane 2023 – 2025 mbi Diversitetin e Përfshirjen Sociale.