Itali, rritet numri i viktimave nga Covid-19, 307 të vdekur gjatë 24 orëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Ambulances queue up outside at the Cotugno Hospital during the Coronavirus emergency in Naples, Italy, 07 November 2020. ANSA / CIRO FUSCO

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar një rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me COVID-19, me 307 viktima shtesë, krahasuar me dje që ishin 270, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Gjithashtu, u regjistruan edhe 7 970 raste pozitive, në krahasim me dje që ishin 11 641, megjithatë, ky numër ndikohet nga rënia e ndjeshme e testeve, si zakonisht, gjatë fundjavave dhe veçanërisht të dielave.

Edhe numri i personave të pranuar në kujdes intensiv është në rritje, aktualisht janë 2 143, + 36 më shumë se dje.

Pranimet ditore në spitale janë 139.

Numri i pacientëve me simptoma, gjithashtu, u rrit në 19 527, + 261 më shumë se dje.

Viktimat zyrtare të COVID-19 në Itali kanë arritur në 91 580, ndërsa rastet totale tashmë janë 2644707.

Share This Article