Itali, shifra ditore të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton 10,872 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin total të infektimeve që nga nisja e pandemisë në 1.964.054.

Një rritje ka pësuar dhe numri i viktimave, ku 415 pacientë të tjerë humbën betejën me Covid 19, për një numër të përgjithshëm fatalitetesh që i kalojnë 69 mijë.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet për 87 mijë testime të kryera, ndërkohë që niveli i pozitivitetit rritet sërish në shifrat 12.3%.

Share This Article