Itali/ Shqiptari vritet në sy të djalit të tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë u vra mbrëmjen e djeshme në Piza, në fshatin Oratoio, në periferi të qytetit, rreth orës 21:00, në kohën kur do të niste një ceremoni me rastin e festës së Madonna del Rosario. Në këtë kohgë, u dëgjuan disa të shtëna pistolete, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve.

Viktima e këtyre plumbave do të ishte shqiptar i cili është vrarë në sy të të birit, në oborrin e shtëpisë së tij, ndoshta teksa ndodhej brenda një furgoni.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa policia bashkiake mbylli aksesin në rrugë.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes.

Share This Article