Itali / Shqiptarja humb tragjikisht jetën në aksident me makinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e 20 Shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30, përgjatë rrugës provinciale 34. Sipas mediave italiane në të u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6 të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6. Fatkeqësisht 55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.

Share This Article