Itali/ Vranë 62-vjeçarin me thikë dhe i vendosën zjarrin, arrestohen 3 autorët, mes tyre një shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet policore në Itali kanë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së një personi me origjinë turke, i cili u gjet i karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se në pranga kanë përfunduar një burrë italian, një grua italiane dhe një shqiptar, të cilët akuzohen se kanë goditur 62-vjeçarin me thikë rreth 30 herë. Më pas autorët e sulmit u përpoqën të shkatërronin provat duke i vënë flakën trupit dhe apartamentit.

Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat telefonike dhe përgjimet telefonike, hetuesit arritën të rindërtonin lëvizjet e autorëve, duke identifikuar rolet e tyre të ndryshme natën e vrasjes.

Shqiptari dhe italiani u dërguan në burgun Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje të masës së sigurisë.

Viktima, Hayati Aroyo ishte kunati i bosit të mafias turke Huseyin Sarai, i cili u vra në Crotone më 31 janar 2005. Megjithatë, vrasja e tij nuk ishte e lidhur me aktivitetet kriminale të familjes.

Identiteti i Hayati Aroyos u konfirmua disa ditë më vonë. Hetuesit përdorën gjurmët e gishtërinjve për ta identifikuar. Viktima qëndronte në një apartament që i ishte dhënë me qira nga një student 20-vjeçar, i cili kishte shkuar me pushime për dy muaj.

Share This Article