Italia ashpërson masat kundër krimit nga të miturit, lejohet arrestimi edhe i 6-vjeçarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e djathtë e kryeministres italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) miratoi të enjten një dekret për të goditur krimet e të miturve, duke lejuar arrestimin e fëmijëve nga mosha gjashtë vjeç, pasi një mori krimesh të bujshme të “bandës të të miturve” dominuan kësaj vere titujt e gazetave.

Dekreti u miratua nga kabineti një javë pasi Meloni vizitoi periferinë e Napolit ku mbizotëron krimi, ku dy vajza dyshohet se u përdhunuan në mënyrë të përsëritur nga të rinj vendas. 

Gjatë vizitës, Meloni premtoi siguri më të mirë në qytetin e Kajvanos dhe rehabilitimin e një kompleksi sportiv të braktisur dhe të rrënuar, ku dyshohet se kanë ndodhur disa përdhunime.

Dekreti përfshin financimin për rehabilitimin, si dhe një dispozitë për të emëruar një komisioner të posaçëm sigurie për Kajvanon, një periferi e Napolit ku veprojnë tregtarë droge dhe krimi i organizuar. Qeveria e Melonit erdhi në pushtet vitin e kaluar ka kërkuar një qëndrim më të ashpër ndaj krimit. Apnews

Share This Article