Italia do të prodhojë 10 milionë doza të vaksinës ruse SputnikV

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Itali brenda vitit 2021 do të prodhohen10 milionë doza të vaksinës ruse SputnikV.

 Ky lajm është bërë i ditur nga Dhoma e tregtisë Italo-ruse me një komunikim për mediat ku thuhet se “është firmosur marrëveshja e parë në Europë mes fondit qeveritar rus e kompanisë farmaceutike Adienne Pharma&Biotech për prodhimin në Itali të vaksinës SputnikV.

Administratori i përgjithshëm i Rusian Direct Investment Fund Kirill Dmitriev ka deklaruar se është kontrata e parë europiane për prodhimin lokal të vaksinës SputnikV në Itali e që do të nis në muajin qershor 2021.

Kompania farmaceutike italo-zvicerane do të pordhoj vaksinë ruse në stabilimentet e saj në komunën Caponago në provincën e Monzës.

Dhoma tregtare italo-ruse ka deklaruar se qëllimi i saj është zhvillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushënm ekonomike, shkencore, tregtare, juridike, teknike, artistiko-kulturore e prej muajit tetor 2020 kanë zhvilluar një sërë takimesh me sipërmarrje italiane e europiane e me përfaqësues të institucioneve ruse për të verifikaur mudnësinë e bashkëpunimit për prodhimin e vaksinës ruse në Itali.

Por kjo marrëveshje e arritur mes RDIF (Rusian Direct Investment Fund) e kompanisë italo-zvicerane ka shkaktuar dyshimet e drejtuesit lokalë të rajonit të Lombadisë, qeverisë italiane e autoriteteve europiane.

Rajoni Lombardisë me një notë zyrtare ka informuar se kjo është një marrëveshje vetëm e profilit privat mes palëve nënshkruese e se rajoni i Lombardisë nuk është pjesë e saj.

Ndërkohë që nga qeveria italiane nuk ka pasur asnjë koment, zëdhënësi i Komisionit Europian ka komnetuar se “aktualisht nuk ka asnjë negocim për prodhimin e vakisnës ruse anticovid në Europë. Shtetet anëtare mund të lejojnë prodhimin e saj por përgjegjësia në këtë rast do të mbinte mbi shtetin e jo mbi kompaninë që e prodhon.

Strategjia e vaksinave në BE është një strategji e përbashkët e vendeve anërtare dhe e Komsionit Europian të cilët bashkarisht mund të vendosin për të diversifikuar portofolin e shpërndarjes së vaksinave.”

Autoritetet ruse po punojnë në 20 projekte bashkëpunimin në Europë për prodhimin e vaksinës SputnikV e kjo vaksinë është sot e regjistruar në 45 vende të botës.

“Kjo marrëveshje është historike pasi dëshmon se sipërmarrjet italiane kalojnë përtej polemikave politike e janë strategjike, të afta e unike në përballimin e nevojave të tregut me fleksibilitet e shpejtësi.

Share This Article