Italia i jep fund karantinës për turistët nga Bashkimi Europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia ka njoftuar përfundimin e mini-karantinës pesë-ditore të vendosur deri më tani për pasagjerët nga vendet e Bashkimit Evropian, me synimin për të ringjallur sektorin e turizmit.

Hyrja nga vendet e BE-së, Britania dhe Izraeli mund të behet vetëm me një test negativ. Masa do të hyjë në fuqi të Dielën.

Italia mbështetet shumë tek turistët e huaj për rimëkëmbjen e saj ekonomike, pasi sektori i turizmit përbën rreth 13% të PBB-së së saj.

Ndërkohë që kufizimet për udhëtarët nga Brazili do të qëndrojnë në fuqi, sipas të njëjtit protokoll, duke ndaluar hyrjen në Itali përveç rasteve specifike të përcaktuara.

Share This Article