Një autokolonë aspak e zakontë ka lënë pa fjalë pasagjerët tranzit në një stacion hekurudhor në Udine të Italisë.
Mediat në vend raportojnë se në stacion po kalonte një tren i ngarkuar me dhjetëra tanke. Treni i cili u filmua nga disa pasagjerë ndërsa kalonte me shpejtësi shumë të ulët.
Këto automjete ushtarake janë pjesë e një prej paketave të ndihmës ushtarake që Italia po dërgon në Ukrainë.
Sipas ekspertëve, ata që po transportoheshin ishin tanket vetëlëvizëse 155 mm ‘M109’.
Siç specifikoi për mediat ne vend ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin Luca Ciriani, këto janë ‘njësi artilerie vetëlëvizëse në binarë’ të drejtuara në Ukrainë dhe do të jenë pjesë e një pakete ndihme ushtarake të diskutuar nga qeveria e mëparshme dhe që do të dorëzohen këtë javë.
Tanket, që deri më tani qëndronin në magazina italiane, pasi të mbërrijnë në Ukrainë pritet t’u nënshtrohen disa riparimeve dhe më pas të vendosen sërish në funksion.