Italia konfirmon rastin e parë me variantin e ri të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Britanisë dhe Gjermanisë, edhe Italia ka konfirmuar rastin e parë me variantin e ri të COVID-19, “Omicron”.

Virusi u zbulua te një udhëtar që vinte nga Mozambiku në Milano. Pacienti dhe kontaktet e tij familjare ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Varianti ka nxitur disa vende të vendosin kufizime të udhëtimeve në disa vende të Afrikës Jugore, kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa të tjerët kanë vendosur masa të reja për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Varianti Omicron, për të cilin shkencëtarët thonë se ka një numër të lartë mutacionesh, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut javën e kaluar. Raste janë raportuar edhe tek udhëtarët në Belgjikë, Izrael dhe Hong Kong.

Mutacionet në Omicron, i njohur gjithashtu si B.1.1.529, mund të ndihmojnë virusin të shmangë përgjigjen imune të trupit dhe ta bëjë atë më të transmetueshëm, sipas shkencëtarëve. Mund të duhen javë për të ditur nëse vaksinat aktuale janë më pak efektive kundër tij.

Share This Article