Italia ndalon anijet ruse në portet e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia ka vendosur të ashpërsojë dhe më tej sanksionet kundër Rusisë, për shkak të ofensivës së saj të paprovokuar ndaj Ukrainës.

Nga dita e diel, Ministria e Transportit njofton se do të ndalohet ankorimi i anijeve ruse në të gjitha portet e Italisë.

Përmes kësaj mase, Italia i bashkohet nismës së BE të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë. “Anijet ruse që ndodhen në portet italiane duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Transporteve.

Share This Article