Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aeroporti i Malpensas zyrtarisht do të mbajë emrin e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, katër herë kryeministër i Italisë dhe që u nda nga jeta në 12 qershor të vitit të kaluar.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Infrastrukturës, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Zv.kryemistri Matteo Salvini shprehu kënaqësinë e tij pas këtij vendimi.

Edhe presidenti i rajonit të Milanos Attilio Fontana shprehu kënaqësinë e tij. “Kjo mirënjohje prezanton një homazh në memorjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë vendit tonë dhe gjithë Lombardisë. Madje fillimisht ne donim që këtë emër ta mbante Belvedere e Palazzo Lombardia”.

Por debatet bëhen edhe në Itali në të tilla raste. Politikanët e anës tjetër kanë kërkuar informacione se mbi c’bazë është marrë ky vendim duke shkelur edhe rregullin se procedura kërkon një periudhë 10 vjet nga vdekja e personit përpara se t’i akordohet një emër një vendi publik”.

Debatet kanë vazhduar duke kujtuar se në Itali ka shumë figura që mund të nderohen duke vendosur emrin e tyre në institucione të rëndësishme. Por pavarësisht debateve, tani gjithçka ka marrë formë të prerë dhe është vendosur.

Share This Article