Situata e krijuar nga koronavirusi po shkon drejtë përmirësim në Itali. Për këtë arsye, shteti fqinj që prej datës 4 maj Italia një nga shtetet më të prekura në botë nga koronavirusi kaloi në fazën e dytë duke rihapur shumë industri dhe miliona italiane iu rikthyen punës.
Ndërsa më 18 maj, Italia do të rihapë pakukeritë, berberët, palestrat, plazhet dhe pjesën tjetër të dyqanve që kishin mbetur të mbyllura, por gjithçka duhet të jetë sipas protokolleve të shëndetësisë botërore, duke ruajtur distancat dhe pajisja me maska.
Nga 18 maji qytetarët italiane janë të lirë të lëvizin brenda rajonit të tyre. Qeveria italiane ka firmos dekretin për udhëtimet nga 3 qershori.
Prej kësaj datë italianët do të lëvizin edhe jashtë rajonit të tyre, mund të shkojnë edhe në zona të tjera. Por të gjitha këto në masa sigurie çdo person që do të dalë jashtë rajonit do t’i matet temperatura.