Italia të enjten do të vendosë nëse dhe kur do të rifillojë liga Serie A në futboll, pas pushimit të detyrueshëm shkaku i koronavirusit.
E inkurajuar ndoshta nga rifillimi i Bundesligës së Gjermanisë, Qeveria e Italisë duket se është zbutur në lidhje me këtë çështje së fundi.
Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, që pritet të takohet me kryetarin e Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, para vendimit, thotë se rezultati më i mundshëm i këtij takimi do të jetë rifillimi i stinorit më 13 qershor apo 20 qershor.
Por, Spadafora, vetëm një muaj më parë kishte kërcënuar me anulim të stinorit.
Klubet e Series A kanë votuar unanimisht për rifillimin e garave. Stërvitjet ekipore në Serie A janë rikthyer.