Italia teston vaksinën anti Covid – 19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia ka nisur testimin me vullnetarë të vaksinës së vetë kundër koronavirusit pas kalimit të fazave laboratorike.

Një grua u bë të hënën e para paciente e shëndetshme që mori dozën e përqendruar me antitrupa në një nga institutet e Romës të specializuar për sëmundjet infektive.

50-vjeçarja bën pjesë në grupin me 90 vullnetarë të moshave 18 deri 65 vjeç, që janë përzgjedhur mes mijëra të tjerëve për t’ju nënshtruar kurës eksperimentale.

Pas 12 javëve mbikëqyrje, vaksina e financuar nga shteti italian do hyjë në fazën e tretë të testimit me më shumë vullnetarë jashtë shtetit.

Në pranverën e vitit 2021 synohet prodhimi në masë dhe tregtimi i saj.

Presidenti i rajonit të Lacios dhe kryetari i demokratëve në pushtet, Nikola Xingareti, në muajin mars u prek edhe vetë nga koronavirusi, ndaj e konsideroi vaksinën për të mirën e komunitetit.

Share This Article