Bota
Italia vendos limit turistësh për plazhin e njohur, do të rezervojnë përmes një aplikacioni
Në mes të përpjekjeve të vazhdueshme në Itali për të luftuar mbipopullimin e siteve të njohura, autoritetet kanë vendosur se turistët do të duhet të rezervojnë përpara nëse duan të vizitojnë një nga plazhet më të njohura të ishullit të Sardenjës.
Tuerredda është një gji spektakolar në formë gjysmëhëne që ndodhet në ishullin idilik italian, më pak se 200 metra larg bregut jugor të Sardenjës.
Në muajt e verës, numri i plazhistëve tashmë është kufizuar nga autoritetet lokale në vetëm 1,100 në ditë, por këshilli lokal i Teulada tani dëshiron që vizitorët të rezervojnë një vend nëpërmjet një aplikacioni përpara se të shijojnë rërën e saj të hollë me ngjyrë të artë dhe ujërat e kristaltë.

“Shpresojmë të fillojmë me sistemin e ri që në korrik”, tha për mediat lokale Angelo Milia, kryebashkiaku i Teulada.
Me rreth 50 milionë turistë çdo vit, Italia është një nga disa vende evropiane që po përpiqet të ndalë fluksin e turistëve mes shqetësimeve për dëmet që ata bëjnë në vendet historike dhe sitet e bukurisë natyrore.
Kontrolle agresive
Qeveria kombëtare ka qenë e ngadaltë në miratimin e masave që mund të pengojnë vizitorët, veçanërisht gjatë festimeve të Vitit Jubilar të Vatikanit, duke ia lënë në dorë këshillave lokalë që të aplikojnë një qasje më agresive për të kontrolluar numrin e vizitorëve.
Në Tuerredda, autoritetet e Sardenjës kanë kufizuar numrin e vizitorëve që nga viti 2020 dhe kanë vendosur ndalime për qeset plastike të disponueshme, pirjen e duhanit dhe marrjen e rërës ose guralecave nga plazhi.

Javën e kaluar, ata u bashkuan me drejtuesit e 25 qyteteve turistike nga e gjithë Italia, duke përfshirë kryebashkiakët e Capri-t dhe Positano, për një samit të krizës në qytetin e Amalfit për t’u përballur me plagën e mbiturizmit.
Të pranishëm ishin gjithashtu kryebashkiakë nga vendpushimi alpin i skive Courmayeur në kufirin francez, qytetet bregdetare të Cinque Terre në Liguria dhe Taormina, qyteti në majë të kodrës siciliane që ka tërhequr një valë të re turistësh pas serialit të suksesshëm televiziv, White Lotus, të filmuar atje.
Kryetarët e bashkive duan më shumë fleksibilitet për të kufizuar aksesin e turistëve në periudha me kërkesë të lartë, më shumë në koordinimin e trenave, trageteve dhe mënyrave të tjera të transportit publik, dhe fleksibilitet më të madh për të vendosur taksat lokale ose për të urdhëruar bizneset të punësojnë staf të përkohshëm.

Paolo Falco, kryebashkiaku i Capri-t, po kërkon më shumë pushtet mbi kohën e mbërritjeve të turistëve, veçanërisht të udhëtarëve ditorë, të cilët përmbytin ishullin me mijëra çdo verë. Ai ka sugjeruar një limit për orë të numrit të trageteve.
“Është thelbësore që komuna jonë të vendosë limit orar të lidhjeve detare, të vendosur aktualisht vetëm në nivel rajonal. Në Capri, ne duam të mbrojmë në maksimum ata që vijnë të na vizitojnë dhe të sigurojmë një përvojë cilësore për të gjithë”, tha ai në një deklaratë.

Numri i turistëve dominon mbi popullsinë vendase në Capri gjatë muajve të verës, pasi 16,000 të huaj vizituan ishullin në maj dhe qershor të vitit të kaluar, 3000 më shumë, krahasuar me 13,000 banorë rezidentë të ishullit.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Bota
Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)
Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.
Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.
Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.
Bota
Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
