Italia zgjedh më të mirët e vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (AIC) në Itali ka shpërndarë çmimet për sezonin e shkuar dhe më i miri futbollist është përzgjedhur Cristiano Ronaldo.

Edhe për femra kurorën e ka marrë një lojtarë e bardhezinjve, Cristiana Girelli.

Gian Piero Gasperini mori çmimin si trajneri i vitit, kurse Atalanta e tij si skuadra më e mirë. Daniele Orsato ishte ai që u vlerësua si gjyqtari më i mirë. Gjithashtu është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i Serie A.

Në portë Donnarumma nuk ka pasur rivalë, ndërsa në mbrojtje janë përzgjedhur për krahët Gosens dhe Theo Hernandez.

Në qendër Bonucci dhe De Vrij, kurse në mesfushë tre emra mjaft cilësorë.

Bëhet fjalë për Barella, Gomez dhe Luis Alberto, kurse në sulm Ronaldo dhe Dybala mbështesin golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar, sulmuesin Ciro Immobile.

Share This Article