Italianët në panik nga rritja e çmimit të miellit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritja e çmimit të grurit ashtu si në gjithë Europën, prej sanksioneve perëndimore kundër Moskës ka bërë që italianët të përfshihen nga paniku në shumë qytete të vendit.

Këtë fundjavë, qytetarët boshatisën raftet e miellit dhe bukës nga frika e rritjes së mëtejshme të çmimeve. Ditët e fundit çmimi i miellit është rritur me 15 – 30% në gjithë vendin.

Kjo ka bërë që çmimi i bukës të arrijë deri në 9.8 euro për kilogram në Ferrara dhe ky qytet përbën rekord për gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit, nga Milano në Bari, çmimi i bukës arriti në 6 euro për kilogram, ndërsa më i liri është në Napoli me 2 euro/kg. Ekspertët thonë se ndikim ka jo vetëm rritja e çmimit të miellit, por edhe shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike dhe i karburanteve me të paktën 30%.

Megjithatë, autoritetet thonë se tek rritja e çmimit ka ndikuar edhe blerjet e pazakonta të ndikuara nga paniku. Qeveria italiane ka premtuar se do të ndërhyjë për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Share This Article