Italianët tani mund të rrisin kanabisin në shtëpi – por vetëm me një shkallë të vogël

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia do të lejojë kultivimin në shkallë të vogël të bimëve të kanabisit në shtëpi pasi u miratua të mërkurën një reformë nga komiteti i drejtësisë i Dhomës së Ulët.

Sipas medieve të huaja, reforma dekriminalizon rritjen e deri katër bimëve të kanabisit në shtëpi.

Sidoqoftë, reforma gjithashtu rrit dënimet për krimet e lidhura me trafikimin dhe shpërndarjen e kanabisit, me një dënim maksimal që rritet nga gjashtë në 10 vjet.

Reforma e paraqitur nga deputeti italian, Riccardo Magi, e bën Italinë një nga vendet e para në Evropë që dekriminalizoi kultivimin e brendshëm të kanabisit për përdorim personal, pasi edhe Spanja dhe Republika Çeke lejojnë rritjen deri pesë bimëve në shtëpi. 

Share This Article