Mes sportistëve të huaj që janë natyralizuar si shqiptarë po spikat Lara Kolturi.
16-vjeçarja italiane është cilësuar prej kohësh si një prej yjeve të së ardhmes në sportin e skive. Ajo garoi me flamurin kuqezi në Kupën e Amerikës së Jugut të zhvilluar në Kili, ku fitoi 4 medalje të arta. Dy medalje në disiplinën e sllallomit dhe dy të tjera në sllallomin gjigant.
Pas këtij suksesi, Lara Kolturi u spostua në Argjentinë, ku do të vijojë garat sezonale në Amerikën Jugore.
Skiatorja e talentuar është vajza e ish-kampiones olimpike në vitin 2002 në Salt Lejk Siti, Daniela Çekareali.