Iu kap shoferi me drogë në makinë, reagon Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi ka reaguar pasi nipi i saj, njëherazi shofer në bashkinë që ajo drejton, kap me drogë në makinë.

Bufi thotë se ndalimi i Arbër Bufit nuk ka asnjë lidhje me trillimet nëpër portale, duke i quajtur ato sulme politike.

Ajo paralajmëron se bashkia do të ndjekë në rrugë ligjore ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje. 

“-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit : Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së katërti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :
Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …
-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje . Majlida Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec”, thuhet ne reagim.

Nipi i i kryetares dhe njeherazi shofer i bashkisë në Roskovec është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë.

Share This Article