Ivanka Trump dërgon ndihma humanitare në Ukrainë: Jemi me ju në luftën tuaj heroike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vajza e ish-Presidentit të SHBA, Ivanka Trump ka njoftuar se ka dërguar ndihma humanitare në Kiev, Sumy dhe Lvov.

Ivanka e ka konfirmuar këtë ndihmë nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shton se janë shpërndarë 1 milionë vakte ushqimore.

Vajza e Trump thotë se shpreson se me këto vakte, do të jenë një burim i vogël ngushëllimi dhe ushqimi për ukrainasit që sipas saj po vuajnë padrejtësisht nga pushtimi rus.

Postimi i Ivanka Trump:

Gjatë ditëve të fundit, ne u kemi shpërndarë 1 milion vakte ukrainasve në Kiev, Lviv dhe Sumy. Faleminderit pastorëve, rabinëve dhe shoferëve të kamionëve që po rrezikojnë jetën e tyre për t’ua sjellë këtë ushqim atyre në nevojë.

Me këto vakte, ne shpresojmë të ofrojmë një burim të vogël ngushëllimi dhe ushqimi për ukrainasit që po vuajnë kaq padrejtësisht nga pushtimi rus i vendit të tyre.

Për popullin e Ukrainës – ju jeni në zemrat tona, jeni në lutjet tona dhe guximi juaj përballë dhunës dhe vështirësive është një frymëzim. Zoti ju bekoftë në luftën tuaj heroike për të mbrojtur vendin dhe lirinë tuaj.

Share This Article