Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi me tre libra që trajtojnë historinë dhe kulturën shqiptare. Në një postim, ajo ka treguar  interes të veçantë për t’u njohur me identitetin shqiptar.

Ivanka, bashkëshortja e Jared Kushner, i përfshirë në projektin e zhvillimit turistik në ishullin e Sazanit dhe tashmë një vizitor i shpeshtë i Shqipërisë , ka zgjedhur disa prej botimeve më të njohura për vendin.

Në foto shfaqen titujt “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” i autorëve Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, si edhe vepra e njohur e Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

“Rikërkim!”, ka shkruar ajo shkurtimisht, duke lënë të nënkuptohet se po thellon njohuritë mbi historinë dhe kulturën shqiptare.

Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat

Share This Article