Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair: Qytetarët votuan ndryshimin, do të transformojmë sheshin “Skënderbej”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet lokale për komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, theksoi se rezultati zgjedhor konfirmon vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe forcimin e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti premtoi transformimin e Sheshit “Skënderbej” në Çair, duke e krahasuar me sheshin homolog në Tiranë, si një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij.

U konfirmua fitorja e para një viti e zgjedhjeve parlamentare. Ne si VLEN, kemi paraqitur konceptin që do të shkojmë në zgjedhje lokale për komuna më të fuqishme, për decentralizim më të fuqishëm. Opozita shqiptare kërkoi referendum, kërkoi betejë për legjitimitet, sidomos në Çair, në Tetovë. Ua mundësuam edhe këtë. U vërtetua edhe Çairi, edhe Tetova. Kështu qytetarët votuan dhe vërtetuan ndryshimin. Ne na mbetet t’i falënderojmë dhe vazhdojmë me projektet për shqiptarët

Sipas Mexhitit, fitorja në Çair dhe Tetovë pasqyron një referendum popullor për ndryshime rrënjësore në qeverisjen lokale, duke sfiduar dominimin e deritanishëm të forcave tradicionale politike shqiptare, veçanërisht Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Share This Article