Izolimi ndikoi në pastrimin e ujërave dhe ajrit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga të gjitha anët negative të virusi Korona që po reflekton në sfera të ndryshme të jetës, po vërehet edhe diçka pozitive.

Me izolimin e qytetarëve, përdorimin e reduktuar të transportit publik dhe privat, reduktimi I punës së fabrikave, është se ajri është më i pastër dhe ujërat gjithashtu. Kjo u vërejt në Kinë, po vërehet edhe në Itali, por edhe në shumë vende të botës. Pasi që Venedikun nuk janë duke e frekuentuar një numër i madh i turistëve në kulmin e pandemisë, kanalet e ujit kurrë më parë nuk kanë qenë më të pastra se tani.

Veturat dikur lëviznin nëpër rrugët e qytetit si dhe një numër i madh i gondolave që lundronin, por tani më nuk po shihen skena të tilla dhe për këtë arsye uji nëpër kanale është aq i pastër, sa që sipas banorëve edhe peshqit brenda ujit mund të shihen nga distanca duke notuar. “Duken sikur janë në ishujt Maldive. Është e pabesueshme. Kurrë nuk në jetën time nuk e kam parë Venedikun kaq të pastër”, ishin disa ngas komentet e shumta të banorëve të këtij qyteti. Një fenomen i tillë është vërejtur edhe në Venecia, ku janë rikthyer mjellmat dhe delfinët.

Share This Article