Izolohet Turqia? Deklarata e fundit e Erdogan “shqetëson” menjehere Perëndimin, ja vendimi i prerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk Tayip Erdogan po injoron vazhdimisht thirrjet e Perëndimit dhe të Moskës për heqjen e trupave ushtarake në Siri.

Në një deklaratë të fundit për mediat, Erdogan u tregua i prerë teksa tha se nuk do të marrë lejen e askujt për mbrojtjen e kufijve të shtetit që drejton.

“Nuk do t’i kërkojmë askujt lejen për të mbrojtur kufijtë tanë. Jemi të vendosur të shkatërrojmë organizatën terroriste PKK. Askush të mos shqetësohet për operacionet ushtarake që synojnë vetëm zgjerimin e zonës së sigurisë”-tha ai.

Edhe pse Erdogan është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe bisedime për sistemet ajrore me SHBA-në, ai merr çdo ditë “mesazhe të ashpra” nga Perëndimi.

Në mesazhe, presidentit turk i kërkohet të mos ndërmarrë veprime destabilizuese, ndërkohë që çështja e mosrespektimit të rregullave të shtetit ligjor ngrihet gjithnjë e më shumë si çështje kyçe në raportet evropiane.

Megjithatë, e sigurt është se komuniteti ndërkombëtar po i shikon me shqetësim lëvizjet e Erdoganit në fusha të ndryshme, në një kohë kur Ankaraja është në rrezik të izolimit për shkak të obsesionit të tij me kurdët.

Share This Article