Izrael falenderon Shqipërinë për mbështetje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa lufta Izrael-Palestinë vazhdon, të shumtë kanë qenë vendet të cilët kanë bërë thirrje publike për qetësim të situatës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre është edhe Shqipëria, e cila është rënditur e dyta pas SHBA-së.

Netanyahu gjithashtu shkruan se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë sulm dhe do të godasin fort Hamasin dhe organizatat e tjera terroriste.

‘Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Flamurin e Izraelit dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këtë javë të kaluar, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë!’- shkruan ai në Tëitter.

Deri më tani 163 persona kanë humbur jetën mes tyre 43 fëmijë. Më shumë se 150 palestinezë, përfshirë të paktën 41 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë javës së aluar. Më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor të okupuar, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.

60a0cf8dcedednetanyahu
Share This Article