Izrael: Refuzohen në Holandë reklamat me fytyrat e pengjeve izraelite dhe fjalët ‘ata nuk mund të dëshmojnë sot’

albnews
By
1 Min Read

Kompanitë holandeze kanë refuzuar të publikojnë reklama me foto të pengjeve izraelite në Gaza përpara mbledhjes së sotme të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë. 

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria izraelite e Diplomacisë Kombëtare, sipas së cilës në të gjithë Holandën ishte përgatitur një fushatë reklamuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për lirimin e pengjeve izraelitë në kuadër të seancës së Gjykatës. 

Reklamat shfaqnin foto të ndryshme të pengjeve të shoqëruara me emrat e tyre dhe fjalët “Ai/ajo nuk mund të dëshmojë sot”.

Share This Article